Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kosovë

Trafikim i qënieve njerëzore, arrestohet në Kosovë ish-sulmuesi i Skënderbeut

Një ngjarje e rëndë raportohet nga Kosova aty ku sipas shtypit të shkruar, ish-sulmuesi i Skënderbeut, Otto John është arrestuar nga autoritet për shkak të veprës penale së “Trafikimit të qënieve njerëzore”, ndërsa dyshohet  edhe për shfrytëzim seksual ndaj viktimës së trafikuar.

Një akuzë e rëndë e cila ende nuk ka gjetur një konfirmim nga ana e klubit të Prishtinës, apo Prokurorisë, skuadër me të cilën 24-vjeçari ishte bërë pjesë prej vitit 2020.

Ndërkaq, kujtojmë se Otto John ka qenë pjesë edhe e Skënderbeut në Superiore teksa me korçarët është aktivizuar në 43 ndeshje duke realizuar edhe pesë gola.

 

Ndërkohë, mbetet për t’u parë si do të vijojë historia e sulmuesit në Kosovë pasi akuzat janë të rënda dhe mund të ndikojnë në vazhdimësinë e karrierës së futbollistit.

Lajme të tjera

Bundesliga

Union Berlin vijon të jetë në kërkim të një trajneri, për t’iu besuar pankinën pas shkarkimit të zviceranit Urs Fischer, teksa së fundi ka...

Featured

Jasir Asani shkëlqeu në plot kuptimin e fjalës me Kombëtaren e Shqipërisë, në kualifikueset drejt kampionatit europian, duke shënuar 3 gola e duke dhënë...

Itali

Pasi përfundoi aventurën me Tottenham sezonin e shkuar, Antonio Conte vijon të shijojë pushimet dhe kohën me familjen. Megjithatë, ashtu siç e ka theksuar...

Serie A

Interi harron Frattesin. Zikaltrit publikuan protokollin e ndeshjes ndaj Juventusit, teksa mesfushori italian nuk figuronte as mes futbollistëve të formacionit dhe as mes atyre...