Connect with us

Hi, what are you looking for?

Futboll

Trafikonte drogë, arrestohet ish-futbollisti i Real Madridit

Ish-lojtari e Real Madridit, Edwin Congo, u arrestua këtë mëngjes nga policia spanjolle në një operacion kundër një rrjeti të trafikut të drogës, në këtë rast kokainë (ishte mes 10 peronave të ndaluar). Kolumbiani, i cili përveçse për klubin “merengues ka luajtur edhe për Valladolidin, Levanten, Sportingun e Gijónit dhe Recreativo de Huelvan, u arrestua nga Brigada Qendrore e Narkotikëve dhe u fut në burg në kuadër të një operacioni që ende nuk ka përfunduar.

Edwin Kongo (ka lindur në Bogotá në vitin 1976) mbërriti në Spanjë në vitin 1999 nga Once Caldas, në një transferim që kushtoi rreth 5 milionë euro. Mirëpo ai nuk gjeti vend te Real Madridi dhe luajti në huazim te Valladolidi (1 gol në 14 ndeshje). Një vit më vonë, destinacioni i tij ishte Vitoria Guimaraes, megjithëse në janar ai bëri kërcimin në ligën franceze, për të luajtur për Toulouse, falë katër golave ​​që ai kishte shënuar në 10 ndeshje në Portugali. Në Ligue 1 ai shënoi vetëm një gol dhe në sezonin 2001-2002 u kthye te Real Madridi, ku nuk luajti asnjë minutë.

Congo më pas u transferua te Levante, klub ku asi luajti për katër vjet. Më vonë, ai do të luante për Sporting Gijon dhe Recreativo Huelvan, klubi i fundit në elitë.

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...