Connect with us

Hi, what are you looking for?

Atletikë

Tragjedi në Kinë, 21 të vdekur në garën e vrapimit

Një tragjedi në kufijtë e të pabesueshmes godet botën e sportit. 21 vrapues humbën jetën nga i ftohti gjatë një maratone prej 100 kilometrash në Pyllin e Gurit të Lumit të Verdhë, pra në mal, garë e nisur të shtunën në mëngjes në provincën e Gansu, në veri të Kinës. Bëhet fjalë për tragjedinë më të madhe që godet botën e maratonave të gjata.

Mes atletëve të vdekur edhe sportisti elitar Jing Liang, 31 vjecar që kishte triumfuar në 3 edicionet e mëparshme të garës prestigjioze në vendin aziatik. Gara ku morrën pjesë 172 atletë, u ndërpre pasi disa prej tyre shfaqn shenja të hipotermisë dhe probleme fizike, si pasojë e uljes së vazhdueshme të tëmperaturave deri në zero gradë celcius, ndërkohë që sportistët ishin me veshje të lehta.

Por pastaj, pasi pushoi shiu i akullt dhe stuhitë që goditët zonën, në pasdite disa prej sportistëve rezultuan të humbur. Vetëm në mëngjesin e së dielës, skuadrat e ndihmës së shpejtë, ku u aktivizuan mbi 700 persona gjatë gjithë natës, konfirmuan vdekjen e 21 sportistëve. 151 të tjerët janë të sigurt, jashtë rrezikut për jetën, vetëm 8 prej rtyre kanë pësuar dëme të lehta për të cilat kanë marrë ndihmën mjekësore por janë në gjendje të stabilizuar.

 

 

 

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...