Connect with us

Hi, what are you looking for?

Futboll

Tragjedi në Monumental/ Tifozi ndërron jetë, ndërpritet ndeshja (VIDEO)

Tragjedi në futbollin argjentinas! River Plate priti Defensa y Justicia në mitikun “Monumental”, por ndeshja e kampionatit zgjati fare pak.

Një tifoz ra nga tribunat e larta dhe stafet mjekësore të dy skuadrave nxituan për t’i shpëtuar jetën. Me futbollistët që pushuan së luajturi për disa momente.

Britmat e tifozëve tërhoqën vëmendjen e arbitrit kryesor, i cili ndaloi menjëherë lojën për të lejuar mjekët të mbërrinin tek ai.

Lexo edhe: 

Për fat të keq, tifozi, i cili u hodh nga një lartësi 15 metra, nuk ia doli t’i mbijetonte plagëve të marra dhe ndërroi jetë.

Për futboll nuk bëhej më fjalë dhe ndeshja River-Defensa u ndërpre përfundimisht në minutën e 26’.

Tifozi, i cili thuhet se ishte në moshën 50-vjeçare, “u hodh dhe vdiq në vend”, lexohet në komunikatën e River Plate.

U konstatua se nuk kishte asnjë situatë të dhunshme në tribunë apo rreth tij“, përfundon deklarata e klubit nga Bienos Aires.

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...