Connect with us

Hi, what are you looking for?

Futboll

Tragjedia me mbi 170 viktima në Indonezi, reagon për herë të parë Infantino  

Ajo që ndodhi në stadiumin Kanjurhan në Malang City në Indonezi ka tronditur të gjithë botën.

Më shumë se 170 viktimat, numrat të cilët pritet të rriten edhe më shumë, dhe skenat e frikshme të dhunës kanë rrënqethur këdo.

Në lidhje me këtë ngjarje ka reaguar edhe presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino, i cili shprehu dhimbjen.

“Bota e futbollit është tronditur pas incidenteve tragjike që ndodhën në Indonezi, në ndeshjen mes Arema FC dhe Persebaya Surabaya në stadiumin Kanjuruhan. Kjo është një ditë e zezë për të gjithë të përfshirët në futboll dhe një tragjedi përtej të kuptuarit. Shpreh ngushëllimet e mia më të thella për familjet dhe miqtë e viktimave që humbën jetët në këtë tragjedi. Së bashku me FIFA-n dhe komunitetin global të futbollit, të gjitha mendimet dhe lutjet tona shkojnë për viktimat, ata që janë lënduar, së bashku me popullin e Republikës së Indonezisë, Konfederatën e Futbollit Aziatik, Federatën e Futbollit Indonezian dhe Ligën, në këtë kohë të vështirë”-ishte reagimi i Infantinos.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Champions League

Borussia e Dortmundit në gjysmëfinale të Championsit. Skuadra gjermani bëri mrekullinë në ndeshjen e kthimit ndaj Atleticos së Madridit, të cilin e mposhti 4-2,...