Connect with us

Hi, what are you looking for?

Basketboll

Tragjedia në “Asllan Rusi”, humb jetën një 16-vjeçar

 

Ngjarje e rëndë në kryeqytet: një adoleshent ka humbur jetën në pallatin e sportit “Asllan Rusi”, ku kishte shkuar për të parë shokët e tij në një ndeshje basketbolli.

Nga raportimet e para mësohet se 16-vjeçari është rrëzuar pa ndjenja mbi parket, ndërsa po tentonte të kryente një zhytje.

Ngjarja ka ndodhur kur në njërën nga sallat e “Asllan Rusit”, ndërsa në sallën tjetër kishte nisur sfida e kampionatit të volejbollit të meshkujve mes ekipeve te Partizanit dhe Vllaznisë.

Mësohet se i riu 16-vjeçar ka qenë duke ndjekur një ndeshje të moshave dhe në përfundim të saj ka zbritur në fushë duke tentuar të bënte zhytje. Por duket se i kanë rrëshqitur duart dhe ka rënë me kokë.

Lexoni edhe:

Edhe pse është dërguar me urgjencë në spital, nuk ka mundur të mbijetojë. Ndeshja e volejbollit mes Partizanit dhe Vlllaznisë, që po luhej në sallën tjetër, është ndërprerë në përfundim të setit të tretë, kur në vendngjarje ka mbërritur policia për të bërë ekspertizën e ngjarjes.

Të shokuar nga kjo ngjarje, drejtuesit e Partizanit dhe Vllaznisë së bashku me arbitrat e ndeshjes kanë vendosur që ta ndërpresin ndeshjen. Është anuluar gjithashtu edhe ndeshje e femrave mes Partizanit dhe Vllaznisë, që do të luhej pak më vonë.

Lajme të tjera

Futboll

Skuadra e Mechelen, e drejtuar nga Besnik Hasi, rikthehet tek fitorja në kampionat belg në play off-in e grupit të Conference League. Pas humbjes...

Futboll

Fernando Santos nuk është më trajner i Beshiktashit, ka bërë të ditur klubi nga Stambolli këtë të shtunë. Vendimi u mor pas barazimit (1-1)...

La Liga

Që kur Xavi Hernandez njoftoi se do të largohej nga Barcelona në fund të sezonit, gjërat kanë filluar të shkojnë më mirë te “Blaugrana”....

Kosovë

Gafë e pafalshme e Arijanet Muric në Premier League. Portieri titullar i Kosovës, pjesë e Burnleyt në kampionatin më të bukur në botë, i...