Connect with us

Hi, what are you looking for?

Lajme

Tragjike, humbet jetën mbrojtësi 23-vjeçar!

Një tjetër lajm i dhimbshëm vjen nga Anglia. Ka humbur jetën në një moshë shumë të re Christian Mbulu mbrojtësi i cili aktivizohej me skuadrën e Morecambe në League Two. 23-vjeçari u gjend i vdekur në mënyrë të papritur në shtëpinë e tij në Preston mbrëmjen e të martës. Vdekja e tij ka qenë natyrale dhe nuk ka ndonjë dyshim se ai mund të jetë vrarë apo goditur nga ndonjë person tjetër. Nga janari i këtij viti, Mbulu kaloi nga Crewe Alexandra te Morecambe, me këta të fundit që kanë mbetur të shokuar nga ndarja e jetës së lojtarit.

“Ishte vetëm 23 vjeç dhe lajmi për vdekjen e tij të parakohshme dhe të pa pritur është shokuese për të gjithë ne. Christian erdhi në janar te ne dhe ishte shumë i dashur për të gjithë.”, shkruan Morecambe.

Mbrojtësi anglez ka luajtur edhe për skuadra të tjera në të kaluarën, si Millwall, Motherwell, Braintree dhe Brentwood, teksa tashmë të gjithë janë shokuar nga lajmi për ndarjen nga jeta të futbollistit.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Serie A

Momente frike gjatë Udinese-Roma, ndeshje ku Evan Ndicka u rrëzua në fushë në minutën e 69-të pasi u ndje keq. Mbrojtësi nga Bregu i...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Bundesliga

Pritjes i erdhi fundi. Bayer Leverkusen është zyrtarisht kampion i Bundesliga-s, me skuadrën e Xabi Alonso-s që bëri detyrën edhe në sfidën e javës...