Connect with us

Hi, what are you looking for?

UFC

Tragjike në sportin e MMA-së, ndahet nga jeta luftëtarja 18-vjeçare

Victoria Lee, luftëtarja e re premtuese e MMA-së (Artet Marciale të Përziera), është ndarë nga jetë krejt papritur në moshën 18-vjeçare. Shkaku i vdekjes së adoleshentes nuk është sqaruar ende.

Vdekja e Victoria Lee (3 fitore, asnjë humbje), e cila ndodhi më 26 dhjetor, u konfirmua nga motra e saj, Angela:

“Victoria ishte shpirti më i bukur që ka jetuar ndonjëherë. Ajo ishte motra e vogël më e mirë në botë. Vajza më e mirë, mbesa më e mirë dhe tezja më e mirë”, shkruan Angela. “Shumë na mungon motra e vogël. Më shumë se sa mund ta imagjinosh. Jemi të gjithë të dërrmuar. Sepse një copë jotja ishte në secilin prej nesh dhe kur u larguat, ato copa u grisën. Nuk do të jetë kurrë njësoj”.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Angela Lee Pucci (@angelaleemma)

“ONE Championship” e konfirmoi vdekjen e luftëtares së re: “Ekipi i ONE Championship është i shkatërruar nga vdekja tragjike e Victoria Lee. Ne u dërgojmë ngushëllimet tona më të thella familjes dhe miqve të saj në këtë moment të vështirë.”

Victoria Leee, e lindur në Hawai, kishte fituar dy medalje të arta radhazi (2019, 2020) në kampionatin botëror për të reja në peshën deri 57 kg.

Lajme të tjera

Itali

Romelu Lukaku nuk është një nga lojtarët e konfirmuar për organikën e sezonit të ardhshëm tek Inter. Sulmuesi belg do të rikthehet në Londër...

Sport

Suedia është bërë vendi i parë në botë që ka regjistruar zyrtarisht seksin si sport. “Si çdo sport tjetër, arritja e rezultateve të dëshiruara...

Kombëtare

Shqipëria e minifutbollit shkruan historinë në Essen të Gjermanisë, duke e kaluar për herë të parë fazën e grupeve. Kuqezinjtë e trajnerit Irtan Sejko...

Merkato

Raphaël Guerreiro e mbylli mes lotësh aventurën 7-vjeçare me Borussia Dortmund. Anësori i majtë portugez, shpresonte të largohej me titull dhe festë, por dëshira...