Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kosovë

Trajner në tri kontinente, Prishtina i beson pankinën një francezi

Një francez për pankinën e Prishtinës. Rekordmenët e futbollit dardan kanë prezantuar Jean-Michel Cavallin si trajnerin e ri të skuadrës.

66-vjeçari zëvendëson nigerianin Egbo në stolin e bardhekaltërve, teksa pa firmës mbi kontratë theksoi se ka njohuri për futbollin kosovar.

Komunikata e Prishtinës

Bienvenu, Monsieur!

FC Prishtina dhe kryetrajneri, Jean-Michel Cavalli kanë arritur akordin për t’i prirë skuadrës në edicionin 2024/25.

Francezi 66-vjeçar, i lindur në Korsikë të Francës, ish-futbollist për shumë vite i korsikanëve të GFC Ajaccio, ka udhëhequr skuadra në tri kontinente. Ndër tjera, klubet e njohura franceze, Lille, RC Paris, US Creteil, Ajaccio, Ionikos Greqi, Al-Nassr nga Arabia Saudite.

Si dhe klubet më të njohura të Afrikës veriore si Wydad Casablanka në Marok, Alger e Oran në Algjeri, Al Hilal në Egjipt, ndërsa ka udhëhequr edhe dy kombëtare afrikane: Algjerinë dhe Nigerinë“.

Lexo edhe:

Deklarata e Cavallit

E njoh futbollin e Kosovës, sepse i kam parë ndeshjet e Kombëtares nga koha kur ekipin e udhëhiqte shoku im shumë i ngushtë, Alain Giresse. Puna e trajnerit e ka këtë, lëvizjet e shumta. Dje isha në Francë, sot në Kosovë, nesër diku tjetër.

Futbolli në Kosovë është në rritje dhe tani jam këtu në Kosovë. Tel emri më i madh futbollit, FC Prishtina, që ka stadium të bukur, ka tifozë të shumtë dhe emri saj ka jehuar larg nëpër ndeshje të shumta të garave ndërkombëtare.

Klubi ka një president që punon shumë, tepër ambicioz. Nga oferta u binda të rikthehem sërish në Evropë. Së bashku synojmë kreun dhe daljen në Evropë“.

Lajme të tjera

Futboll

Vinicius Junior ka përfunduar në shënjestrën e ish-futbollistit brazilian, Carlos Alberto Gomes, i njohur si Pintinho. Ky i fundit që ka bërë karrierë në...

Euro 2024

Një përplasje e rëndë ndodhi në ndeshjen Skoci-Hungari, me lojtarin e hungarezëve Barnabas Varga që ka rënë pa ndjenja në tokë pas tronditjes së...

Kombëtare

Armando Broja do të largohet nga Chelsea këtë verë. Për sulmuesin ka patur oferta nga disa skuadra europiane, por SuperSport mëson ekskluzivisht nga burime...

Euro 2024

Trajneri i Spanjës, Luis De La Fuente tha për mediet në prag të ndeshjes ndaj Shqipërisë që luhet këtë të hënë për llogari të...