Connect with us

Hi, what are you looking for?

Bundesliga

“Trajner pa përvojë, u befasova”, Kompany nuk e bind “gjeneralin”

Zgjedhja e Bayern Munich për t’i besuar drejtimin e skuadrës belgut Vincent Kompany, nuk është pritur shumë mirë nga pjesa dërrmuese e opinionit dhe tifozëve bavarezë.

I befasuar për emërimin e 38-vjeçarit, i cili ka drejtuar më parë Anderlecht (Belgjikë) dhe Burnley (Angli), është edhe Louis Van Gaal, ish-trajneri i Bayernit në vitet 2009-2011.

Mbeta i habitur, sepse në shtyp qarkullonin shumë emra, ndërsa ai i Kompany jo. Bëhet fjalë për një trajner të ri, i cili nuk ka shumë eksperiencë.

Lexo edhe:

Drejtuesit e Bayernit testuan gatishmërinë e disa trajnerëve të ndryshëm, por askush prej tyre nuk zbarkoi në Mynih. Jam i idesë që gjërat nuk po shkojnë mirë për Bayernin”, u shpreh “gjenerali” holandez.

72-vjeçari nga Amsterdami fitoi titullin, Kupën dhe Superkupën e Gjermanisë gjatë aventurës me Bayernin.

Skuadër me të cilën mbërriti në finalen e Champions League në 2010. E humbur 2-0 kundër Interit të Jose Mourinhos.

Lajme të tjera

Futboll

Vinicius Junior ka përfunduar në shënjestrën e ish-futbollistit brazilian, Carlos Alberto Gomes, i njohur si Pintinho. Ky i fundit që ka bërë karrierë në...

Euro 2024

Një përplasje e rëndë ndodhi në ndeshjen Skoci-Hungari, me lojtarin e hungarezëve Barnabas Varga që ka rënë pa ndjenja në tokë pas tronditjes së...

Kombëtare

Armando Broja do të largohet nga Chelsea këtë verë. Për sulmuesin ka patur oferta nga disa skuadra europiane, por SuperSport mëson ekskluzivisht nga burime...

Euro 2024

Trajneri i Spanjës, Luis De La Fuente tha për mediet në prag të ndeshjes ndaj Shqipërisë që luhet këtë të hënë për llogari të...