Kategoria Superiore

Trajnerë shqiptarë apo të huaj, klubet zgjedhin enigma

Ata janë 3 për momentin. Me zyrtarizimin e Mirsad Jonuz te Vllaznia dhe Franco Lerda që ka nisur prej disa javësh aventurën e tij te Partizani, apo Bylisin që ka vendosur t’i besojë sërish serbit Dovedan, janë tre trajnerët huaj e konfirmuar në stolat e Superiores, edhe pse vera është ende e gjatë dhe janë të shumta skuadrat që ende nuk e kanë një drejtues stoli të zyrtarizuar.

Partizani kampion dhe Vllaznia e sapongjitur në Superiore kanë vendosur t’u besojnë sërish teknikëve nga jashtë kufijve, natyrisht diçka më ndryshe rasti i Bylis që ka vendosur të zgjasë bashkëpunimin me Dovedan, sigurisht në të treja skuadrat me objektivin për të bërë mirë dhe arritur synimet, edhe pse në fakt trajneri i fundit i huaj që ka fituar një kampionat është Stanislav Levi, me Skënderbeun, në vitin 2012 dhe që prej asaj kohe pavarësisht se përshtypjet që kanë lënë disa trajnerë të huaj janë të mira, suksesi me ta ka munguar.

Ndërkohë janë disa trajnerët shqiptarë për momentin të paimpenjuar, natyrisht që kanë merkato dhe mbi të gjitha me punën dhe profilin e krijuar ndër vite, meritojnë besim. Ilir Daja, kandidat për Kukësin apo Skënderbeun, është një nga ata trajnerë për të cilin flasin faktet, pasi ka fituar 3 tituj me 3 skuadra të ndryshme dhe dha një provë personaliteti vitin e fundit me Flamurtarin.

Shpëtim Duro është një ndër ata trajnerë me një barrë eksperience, sukses me disa skuadra, programues i jashtëzakonshëm, një nga ata trajnerë të aftë për t’i besuar “çelësat” në stilin anglez të drejtimit të skuadrave, pra të bosit që bën edhe merkaton, pasi kudo ku ka qenë, ekipet që ka ndërtuar kanë lënë shenjë.

Jo më pak sugjestionues janë të rinjtë, me Julian Ahmatajn që bëri dy mrekulli në dy vitet e fundit, me Kamzën dhe Luftëtarin, e megjithatë në të dy rastet nuk mori aspak mirënjohje, padyshim të paktën për atë që bëri në aspektin sportiv duhej të ishte një trajner në krye të agjendës, ndërkohë që jo më pak vlerësim meriton edhe Bledar Devolli protagonist i një aventurë sfilitëse, por padyshim të suksesshme sezonin e shkuar, kur arriti të ringjallte Kastriotin, duke “lënë pa gjumë” siç i pëlqen të shprehet, emrat e mëdhenj të kampionatit.

Si trajnerë shqiptarë janë padyshim më të njohur për presidentët apo administratorët e klubeve, ju njihen si aftësitë e vlerat, ashtu edhe pikat e dobëta, e megjithatë ngacmimi për t’i besuar të panjohurës, një trajneri të huaj që pavarësisht informacioneve apo CV-së, mbetet një bast, që është ende shumë i fortë.

Autostop Albania, tregu i makinave me i madh per makina ne shitje ne shqiperi, makina ne shitje, makina me qera ,kerkoj makine, kerkoj makina, makina ne shitje, shes blej makina, servis makinash,makina ne shitje,autostop makina, makina ne shitje, kerkoj makine,kerkoj makina okazion,karrotrec, makina.

autostop.al

makina ne shitje, makina me qera, servise, pjese kembimi, tregtar makinash,kerkoj makina,tregu i makinave ,tregu makinave shqiperi,tregu makinave,autostop albania,porsche cayenne me qera, makina per shitje ne tirane,auto a1 albania, auto a1 tirane, shes makina, auto shitje hertz albania makina ne shitje shijak, shes blej, porsche albania, oferta makina per shitje shqiperi ,makina ne shitje ne shqiperi, makina ne shitje, makina ne shitje okazion, makina ne shitje ne gjermani, makina blej makina, makina ne shitje gjermani, makina gjermane ne shitje, ford albania, pjese kembimi te perdorura, pjese kembimi kadiu, pjese kembimi per makina benz

Më të lexuarat

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency