Kategoria Superiore

Trajnerët e emergjencës, impulse pozitive kampionatit!

Erdhën në emergjencë por mund të konsiderohen si trajnerët e duhur të Kategorisë Superiore. Ardian Mema, Julian Ahmataj, Ernest Gjoka dhe Bledar Devolli morën skuadrat e tyre në një situatë emergjence por me rezultatet dhe lojën e shfaqur po tregojnë se me ta kampionati ka ndryshuar. Tirana, Luftëtari, Kamza dhe Kastrioti kanë rindezuar shpresën në arritjen e objektivave dhe kjo falë trajnerëve në drejtim, të cilët kanë ditur të ruajnë qetësinë në momentet që kanë marë drejtimin e ekipit, por mbi të gjitha kanë arritur të përcjellin idetë e tyre. Tirana befasoi në këtë start të vitit 2019-të, duke treguar që tashmë trajneri Mema ka arritur të marrë maksimumin nga grupi të cilit i besoi edhe kur nuk po vinin rezultatet. Fitorja ndaj Kukësit nuk është një rastësi, me bardheblutë që po shohin dritë në tunelin ku ishin futur për t’iu larguar sa më shpejt zonës së rënies. Luftëtari befasoi në Laç nën drejtimin e Julian Ahmatajt, ndërkohë që bluzinjtë kanë marë 4 pikë në dy ndeshjet e fundit, duke konsoliduar deri diku pozitat.

Ernest Gjoka ka arritur të ringjallë Kamzën, pavarësisht problematikave të shfaqura ku kulmi arriti me bojkotin e titullarëve në duelin me Partizanin. Fitoret me Luftëtarin dhe Skënderbeun si dhe barazimi me Laçin në fundin e vitit 2018-të ishin sinjalet e forta për një skuadër që synon seriozisht qëndrimin mes më të mirëve. Në fund Kastrioti, e fundit në klasifikim por ndoshta e para për punën e zhvilluar në fushë nga trajneri Bledar Devolli dhe futbollsitët. Një start perfekt i aventurës krutane për ish trajnerin e Kamzës, që në dy ndeshjet e para mori pikët e plota me 7 gola të shënuar. Edhe ndaj Partizanit u pa një skuadër grintoze me sens sulmues, ku diferencën në atë humbje e bënë cilësitë e individëve. Tashmë të 4 këto skuadra e kanë ndezuar kampionatin dhe asnjë nga rivalët nuk i sheh si lehtësisht të kalueshëm pa u përballur më parë me ta. Kjo për meritë absolute të trajnerëve në drejtim.

Autostop Albania, tregu i makinave me i madh per makina ne shitje ne shqiperi, makina ne shitje, makina me qera ,kerkoj makine, kerkoj makina, makina ne shitje, shes blej makina, servis makinash,makina ne shitje,autostop makina, makina ne shitje, kerkoj makine,kerkoj makina okazion,karrotrec, makina.

autostop.al

makina ne shitje, makina me qera, servise, pjese kembimi, tregtar makinash,kerkoj makina,tregu i makinave ,tregu makinave shqiperi,tregu makinave,autostop albania,porsche cayenne me qera, makina per shitje ne tirane,auto a1 albania, auto a1 tirane, shes makina, auto shitje hertz albania makina ne shitje shijak, shes blej, porsche albania, oferta makina per shitje shqiperi ,makina ne shitje ne shqiperi, makina ne shitje, makina ne shitje okazion, makina ne shitje ne gjermani, makina blej makina, makina ne shitje gjermani, makina gjermane ne shitje, ford albania, pjese kembimi te perdorura, pjese kembimi kadiu, pjese kembimi per makina benz

Më të lexuarat

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency