Connect with us

Hi, what are you looking for?

Featured

Trajnerët kampionë në Shqipëri/ Rekordin e mban një dinamovit, e ndjekin Myslym Alla dhe Mirel Josa

Orges Shehi është trajneri i fundit që fitoi titull kampion në elitën e futbollit shqiptar. 44-vjeçari durrsak menaxhoi në perfeksion Tiranën këtë sezon, duke ia dalë të shpallet kampion Shqipërie për herë të parë si trajner, teksa bardheblutë, klubi më i titulluar në vend, siguruan titullin e 26-të në histori.

Po kush janë trajnerët me më shumë tituj kampionë në Shqipëri? Rekordin e mban Zihni Gjinali, i cili shpalli gjashtë herë kampione Dinamon në vitet 1950-1956. Podi kompletohet nga Mirel Josa dhe Myslym Alla, me nga 5 tituj kampionë.

Josa shijoi kampionatin e parë si trajner kur drejtonte Tiranën në vitin 2004, teksa më pas erdhi “pokeri” radhazi i titujve me Skënderbeun (2013-2016). Ndërkohë, legjenda e Tiranës, Myslym Alla u shpall kampion i Shqipërisë për herë të parë si trajner në vitin 1954, kur ishte në pankinën e Partizanit.

Tre prej figurave më të mëdha të futbollit shqiptar, Loro Boriçi, Zihni Gjinali dhe Muhamet Dibra gjatë një grumbullimi me ekipin kombëtar, në vitin 1946

Rreth një dekadë më vone erdhën katër titujt si timonieri i Tiranës, në vitet 1965, 1966, 1968 dhe 1970. Emra si Shkëlqim Muça dhe Rexhep Spahiu e kanë fituar nga katër herë titullin, teksa “tris” suksesesh si trajnerë kanë arritur edhe i paharrueshmi Loro Boriçi, Bejkush Birçe, Ilir Daja, Enver Shehu, Sllave Llambi dhe Xhevdet Shaqiri.

Lista e trajnerëve kampionë vijon edhe me emra si Fatmir Frashëri, Skënder Jareci dhe Shyqyri Rreli me nga 2 tituj, shifër që kanë arritur edhe Sulejman Mema, Sulejman Starova, Durim Shehu apo Ibrahim Dizdari. 

Nga një titull kanë fituar edhe emra si Shpëtim Duro, Astrit Hafizi, Edi Martini, Ernest Gjoka, Dervish Haxhiomanovic, Edmond Liçaj, Ramazan Rragami apo Zyber Konçi.

TRAJNERËT FITUES TITUJSH

ZIHNI GJINALI – 6 (1950, 1951, 1952, 1953, 1955, 1956)
MIREL JOSA – 5 (2004, 2013, 2014, 2015, 2016)
MYSLYM ALLA – 5 (1954, 1965, 1966, 1968, 1970 )
REXHEP SPAHIU – 4 (1957, 1958, 1959, 1961)
SHKËLQIM MUÇA – 4 (1995, 2000, 2007, 2010)
ILIR DAJA – 3 (2006, 2008, 2018)
BEJKUSH BIRÇE – 3 (1979, 1981, 1990)
LORO BORIÇI – 3 (1963, 1964, 1971)
ENVER SHEHU – 3 (1982, 1985, 1997)
SLLAVE LLAMBI – 3 (1947, 1948, 1949)
XHEVDET SHAQIRI – 3 (1972, 1974, 1978)

Lajme të tjera

Kombëtare

Shqipëria e minifutbollit shkruan historinë në Essen të Gjermanisë, duke e kaluar për herë të parë fazën e grupeve. Kuqezinjtë e trajnerit Irtan Sejko...

Sport

Suedia është bërë vendi i parë në botë që ka regjistruar zyrtarisht seksin si sport. “Si çdo sport tjetër, arritja e rezultateve të dëshiruara...

Kombëtare

Emisioni Analizë Kuq e Zi, nën moderimin e Sokol xhihanit, publikoi sipas statistikave atë që konsiderohet si formacioni më i mirë i mundshëm i...

Kategoria Superiore

Tirana vijon përgatitjet për të kompletuar skuadrën në prag të turit eliminator të Conference League, teksa pas konfirmimit të trajnerit Orges Shehi në pankinë,...