Connect with us

Hi, what are you looking for?

Futboll

Trajneri gjerman braktis skuadrën ruse: S’mund të qëndroj, pak km më larg jepen urdhra për luftë

Markus Gisdol nuk është më trajner i skuadrës së divizionit të parë rus, Lokomotiva e Moskës. 52-vjeçari ka ndërprerë kontratën me moskovitët i ndikuar nga ngjarjet e fundit.

Gisdol dhe Lokomotiva e Moskës ndanë rrugët dhe konfirmimi erdhi nga vetë klubi nëpërmjet një qëndrimi zyrtar. Gisdol e mori drejtimin e skuadrës në muajin tetor, i sponsorizuar nga Ralf Rangnick, i cili ishte ende duke punuar si drejtor sportiv i klubit të kryeqytetit rus në atë kohë. Gisdol, ish-trajner i Hoffenheimit, Hamburgut dhe Kölnit në Bundesligë, shpjegoi se nuk kishte asnjë motiv për të punuar në këtë skuadër pas nisjes së pushtimit të Ukrainës nga Rusia dhe përjashtimit të klubeve ruse nga garat evropiane.

“Nuk mund ta vazhdoj punën time në një vend ku udhëheqësi i tij është përgjegjës për luftën dhe agresionin në mes të Evropës. Kjo nuk është në përputhje me vlerat e mia, ndaj i kam kërkuar klubit dorëheqjen nga posti i trajnerit me efekt të menjëhershëm. Nuk mund të qëndroj në fushë duke stërvitur dhe u kërkuar profesionalizëm futbollistëve, kur pak kilometra më larg jepen urdhrat për t’i shkaktuar vuajtje një populli të tërë.”

Tetë gjermanë të tjerë në klub

Megjithatë, është ende e paqartë se çfarë do të ndodhë me gjermanët e tjerë të shumtë te Lokomotiva. Marvin Compper ka punuar së bashku me Lutz Siebrecht si ndihmës i Gisdol, dhe ish-mbrojtësi qendror tani do të marrë përsipër stërvitjen. Sascha Marth, ishte trajner i portierëve, Martin Hämmerle, përgjegjës për fitnesin, Christian Möckel dhe Matthias Wallenëein menaxhonin skautingun, Thomas Zorn vepronte si drejtor sportiv dhe Lars Kornetka ishte drejtor i menaxhimit deri më sot. Lokomotiva e Moskës aktualisht renditet në vendin e 7-të në Premier League.

Lajme të tjera

Kombëtare

Kombëtarja Shqiptare vijon punën për t’u përgatitur për ndeshjen e parë eliminatore të Europianit Gjermani 2024, e planifikuar për t’u luajtur mbrëmjen e të...

Kombëtare

“La Casa de Quiz” mbërrin në shtëpinë më të famshme të mbarë Shqiptarisë, “Big Brother VIP2 Albania”. Gazetari i SuprSportit, Gjergji Stefa, kishte përgatitur...

Bundesliga

Thomas Tuchel mori drejtimin e Bayern Munich të premten, pas shkarkimit të trajnerit Julian Nagelsmann. Më pak se 24 orë nga zyrtarizimi i tij...

Merkato

Galatasaray piketon sulmuesin shqiptar. Me 10 gola dhe 4 asiste deri në këtë pikë të sezonit në Superligën Turke, Valon Et’hemi ka tërhequr vëmendjen...