I prekuri i parë nga koronavirusi në Angli nuk është një futbollist, por trajneri i Arsenalit Mikel Arteta, i cili ka rezultuar pozitiv pas analizave të bëra për Covid-19.
Lajmi është bërë i ditur nga vetë klubi i Arsenalit nëpërmjet një komunikate në sajtin zyrtar, ndërsa është thuajse e sigurt që do të shtyhen ndeshjet e “topçinjve” gjatë javëve në vijim.
Vetëm dje Premier League njoftoi se do të vijojë normalisht programin e ndeshjeve sipas kalendarit, por duket se prekja e Artetës nga koronavirusi mund të ndryshojë tërësisht kurs dhe të sjellë ndërprerjen e kampionatit.
Kjo pasi tashmë Arsenali do të futet në karantinë, por e njëjta gjë mund të bëhet edhe me futbollistë të skuadrave të tjera, me të cilët londinezët janë përballur ditët e fundit për kampionat.