Connect with us

Hi, what are you looking for?

UFC

Trajneri i arteve marciale godet për vdekje nxënësin 8-vjeçar

Një djalë 8-vjeçar ka ndërruar jetë në një në një klub në Qingdao, në provincën Shandong, në Kinën lindore, ku po praktikonte sportin e arteve marciale.

Policia kineze po heton rastin e ndodhur më 17 qershor, pasi e konsideron “rastin e plagosjes me dashje”. Tre janë të dyshuarit për këtë krim, mes të cilëve edhe trajneri i të miturit.

Mediet kanë publikuar një video ku shihet se si një i rritur godet të riun dhe ai bie në tokë. Veç kësaj, “Univisión” raporton se ishte mësuesi ai që i dha goditjen fatale.

Trajneri ka telefonuar babanë e të miturit për ta njoftuar se djali i tij nuk po ngrihej pasi mori një goditje.

Vetë trajneri ka telefonuar babanë e 8-vjeçarit për ta njoftuar se do ta çojnë në spital, pasi ai nuk po ngrihej pas një goditjeje.

Lexo edhe:

Pavarësisht se u dërgua në spital, ishte tepër vonë për ta mbajtur në jetë. Trupi i djalit kishte mavijosje vende të ndryshme, veçanërisht në këmbë.

“Dua të shoh dënimin më të rreptë dhe më të ashpër për këtë krim. Ka kaq shumë fëmijë që praktikojnë artet marciale si hobi, kjo lloj gjëje nuk duhet të ndodhë”, postoi një përdorues i rrjetit social kinez.

Policia kineze po heton rastin dhe i dyshuari kryesor është profesori, ndonëse në paraburgim janë edhe dy persona të tjerë.

Lajme të tjera

Champions League

Me një barazim spektakolar 3-3, Manchester City merr një farë avantazhi ndaj Realit të Madridit, duke qenë se sfidën e kthimit do ta luajë...

Champions League

E cilësuar si një finale e parakohshme Real Madrid-Manchester City rezultoi e tillë edhe në aktin e parë çerekfinal të Ligës ss Kampionëve. Në...

Premier League

Armando Broja mund të përdoret nga Chelsea për të balancuar financat, duke u nxjerrë në shitje. Blutë kanë shpenzuar shuma marramendëse në sesionet e...

Kosovë

Gafë e pafalshme e Arijanet Muric në Premier League. Portieri titullar i Kosovës, pjesë e Burnleyt në kampionatin më të bukur në botë, i...