Connect with us

Hi, what are you looking for?

Katar 2022

Trajneri i bën ftesën në kombëtaren e Argjentinës, Aguero shkon në Botëror

Disa muaj më parë, problemet kardiake detyruan Sergio Agueron të tërhiqej para kohe nga futbolli, teksa ish-futbollisti nuk ia doli të shijonte as aventurën me Barcelonën teksa u largua nga Manchester City. Megjithatë, 33-vjeçari duket se do të ketë sërish mundësinë për të ndjerë nga fare pranë emocionet që të fal një 90-minutësh, aq më tepër kur bëhet fjala për kombëtaren.

Kjo sepse tekniku i Argjentinës, Lionel Scaloni i ka hapur dyert ish-futbollistit për t’iu bashkuar skuadrës që do të grumbullohet për në Kupën e Botës në Katar. Tekniku i Albicelesteve është shprehur se Aguero mund të jetë lidhja e duhur mes tij dhe grupit të futbollistëve.

“Sigurisht që Aguero është i mirëseardhur në grupin tonë, kam folur me të dhe presidentin e Federatës. Mund të marrë një rol për në Kupën e Botës dhe nuk ka nevojë të jetë i pranishëm në këtë moment.

Unë dua që ai të jetë pranë shokëve dhe të jetë një lidhës mes meje dhe grupit të futbollistëve nëse ndonjëherë do të kemi probleme në këtë aspekt. Do të ishte shumë e rëndësishme të kishim me vete një personazh si Aguero dhe më duket se është imazhi perfekt për të përfaqësuar Argjentinën”, u shpreh Scaloni.

Lajme të tjera

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...

Kombëtare

Një humbje djeg gjithmonë edhe në miqësore, megjithatë ajo e Shqipërisë ndaj Suedisë mund të shihet me shumë nota pozitive. Të mposhtur me rezultatin...