Connect with us

Hi, what are you looking for?

Conference League

Trajneri i Bodos sulmoi fizikisht ndihmësin e Mourinhos, ndërhyn policia

Në përfundim të ndeshjes Bodo/Glimt – Roma, e fituar 2-1 nga skuadra norvegjeze, ka ndodhur një episode i rëndë. Knutsen, trajneri i Bodos, ka sulmuar fizikisht trajnerin e portierëve të Romës, Nuno Santos. E zbuloi fillimisht futbollisti verdhekuq, Lorenzo Pellegrini, por edhe nga mediet norvegjeze kanë raportuar ndërhyrjen e policisë pas denoncimit të dhunës.

Trajneri i portierëve, gjithmonë shumë aktiv gjatë ndeshjes, në fund të sfidës fillimisht është sulmuar verbalisht e më pas fizikisht nga trajneri i Bodos. Lorenzo Pellegrini në fund të lojës ka rrëfyer ngjarjen:

“Kam pasur rastin të shoh një veprim vërtet të pakëndshëm për kompeticionin dhe për atë që shkruhet në mëngët e fanellave, pra për Fair Play-in. Trajneri i tyre ka sulmuar trajnerin tonë të portierëve. Trajneri i tyre filloi t’i thoshte diçka trajnerit tonë të portierëve dhe më pas e sulmoi fort. Më vjen keq, sepse ne erdhëm këtu për të respektuar garën. Veprime të tilla janë fyerje për Romën, për lojtarët dhe stafin që punojnë dhe për garën. Është turp”.

Në konferencën për shtyp, trajneri i Bodos u përgjigj: “Epo, ne e thamë këtë para ndeshjes. Nuk kishte shumë lojë të ndershme. Roma erdhi këtu me një “qëndrim” tjetër në këtë ndeshje. Asistenti Nuno Santos veproi si një i çmendur. Ai më ofendoi para ndeshjes dhe vazhdoi ta bënte këtë gjatë gjithë lojës. Gjithçka tregon se ishte strategji. Donin të shkatërronin punën time, një gjë e pabesueshme, një mënyrë sjelljeje që nuk e kisha parë kurrë më parë.”

Po zhvillohen hetime si nga policia vendase, ashtu edhe nga delegatët e UEFA-s, të cilët do të duhet të hetojnë edhe për një skualifikim të mundshëm të Knutsen për ndeshjen e kthimit në “Olimpico”. Versioni i Bodos për ngjarjet, siç tregohet nga gazeta norvegjeze “Nettavisen”, është i kundërt me atë të Romës: asnjë kontakt me Nuno Santos, asnjë agresion. Megjithatë, policia ka konfirmuar se ka marrë njoftimin për sherrin në dhomat e zhveshjes. Zyra e shtypit e Bodos nënvlerësoi, duke u përpjekur të shuante polemikën: “Ishte thjesht një aksident, nuk do të ketë pasoja”.

Lajme të tjera

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...

Featured

Aksionet e familjes Halili te Tirana dalin në shitje. Zyra e Përmbarimit privat Albase ka shpallur daljen në ankand të 66% të aksioneve të...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...