Connect with us

Hi, what are you looking for?

Premier League

Trajneri i Brojës drejt Man. United? Ja çfarë e lidh Hasenhuttl me “Djajtë e Kuq”

Dy ish-yjet e kombëtares angleze, Paul Scholes dhe Glenn Hoddle kanë sugjeruar që Ralph Hasenhuttl të jetë trajneri i ardhshëm i Manchester United.

Skuadra e Hasenhuttl, Southampton ndaloi “Djajtë e Kuq” në një barazim 1-1 në “Old Trafford” këtë pasdite dhe u shkaktoi atyre shumë probleme me stilin energjik të presingut.

Para ndeshjes, “BT Sport” transmetoi një segment që detajon marrëdhëniet midis Hasenhuttl dhe trajnerit aktual të United, Ralf Rangnick, kur ata ishin së bashku në RB Leipzig.

Kur ky sezon të përfundojë, Rangnick do të marrë një rol dy-vjeçar konsulenti në “Old Trafford”, duke i bërë Scholes dhe Hoddle të theksojnë se një ribashkim me Hasenhuttl mund të jetë në plan.

Ne po flisnim, unë thashë ‘mirë a nuk do të ishte një përshtatje e mirë’?”,- tha Hoddle.

“Kjo duket e çuditshme për mua, nëse ata do të punonin së bashku dhe ai (Rangnick) do të jetë më në fund drejtor sportiv dhe kjo funksionon. Dua të them, Southampton dëshiron ta mbajë atë, sepse po bën një punë shumë të mirë me lojtarët që ka atje. Ai po bën një punë të shkëlqyer, por nëse do të transferohej te Man. United, do të kishte sërish kuptim.”-shtoi ai.

Duke rënë dakord me kolegun e tij, Scholes tha: “Nuk është diçka që më ka shkuar në mendje deri në 10/15 minutat e fundit kur Glenn e përmendi si gjë të mundshme. Dhe duke parë atë intervistë, ka një afërsi mes tyre.”

Lajme të tjera

Bundesliga 2

Futbolli gjerman edhe një herë vertetoi se është i çudive të mëdha apo i dramave të sekondave të fundit. Tifozët e skuadrës së njohur...

Lajme

Myrto Uzuni udhëhoqi Granadan drejt ngjitjes në La Liga. Në ndeshjen e fundit të LaLiga2, përballë Leganes (2-0), “bomberi” beratas e zhbllokoi rezultatin në...

Bundesliga

Për veteranin e Bayernit të Mynihut, Thomas Muller, lajmi i shkarkimit nga detyra të dy drejtuesve të lartë, Oliver Kahn dhe Hasan Salihamidzic ishte...

Futboll

Kastriotët janë fitues të finales së Sunday League Albania, pasi mundën minimalisht 1-0 Prestige. Skuadra e drejtuar nga trajneri Gentian Verli triumfoi falë një...