Connect with us

Hi, what are you looking for?

Europa League

Trajneri i Eintrachtit: Jam i impresionuar nga ajo që po bëjnë djemtë

Eintrachti i Frankfurtit vazhdon të impresionojë Europën me performancat e tij në fushën e gjelbër dhe me “lumin” e tifozëve që po “përmbyt” stadiumet e kundërshtarëve. Skuadra gjermane triumfoi 1-2 në sfidën e parë gjysmëfinale të Europa League-s dhe trajneri Oliver Glasner s’ka si të mos jetë i gëzuar për këtë rezultat:

“Jam shumë i impresionuar nga djemtë, nga mënyra si luajtën, si kaluan në epërsi që në minutën e parë. Është mbresëlënës besimi që ata treguan. West Hami na kërcënoi në vazhdimësi, por ne ia dolëm mirë, duke u mbrojtur nga goditjet e tyre. Nuk është hera e parë që Knauff shënon në shtyllën e dytë.”

Tashmë Eintrachti ka një epërsi të dukshme, në rezultat dhe sa i përket faktorit fushë për të shkuar në finale.

“Të udhëheqësh pas ndeshjes së parë është gjithmonë e rëndësishme, edhe pse ne ishim pak me fat. Djemtë bënë shumë mirë, ata u pozicionuan mirë kundër mbrojtjes së tyre fizike dhe Borre lëvizi mirë midis linjave, kështu që ne iu shmangëm mbulimit të tyre duke shënuar.”

 

Lajme të tjera

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...

Champions League

Champions League do të nisë sezonin e ri me një formulë të re, teksa rrugëtimi do të startojë nga një grup i vetëm, me...

Kombëtare

Një humbje djeg gjithmonë edhe në miqësore, megjithatë ajo e Shqipërisë ndaj Suedisë mund të shihet me shumë nota pozitive. Të mposhtur me rezultatin...