Connect with us

Hi, what are you looking for?

Lajme

Trajneri i Freiburg kundër Juventus dhe Superligës: Futbolli nuk është më romantik!

Të enjten e kësaj jave, Juventusin e pret përballja në raundin e 1/8-tave të Europa League ndaj gjermanëve të Freiburg. Bardhezinjtë shihen favoritë për të kaluar në çerekfinale, megjithatë te Freiburg janë të përgatitur për të luftuar deri në fund.

Trajneri i gjermanëve, Christian Streich ka nisur me sulmet e para ndaj “Zonjës së Vjetër” teksa shprehet se bardhezinjtë nuk duhet të mendojnë për Superligën, por të menaxhojnë më mirë paratë që kanë aktualisht, duke qenë se u dënuan pikërisht në lidhje me falsifikimin e bilanceve.

Lexo edhe:

“Unë jam rritur me ngjyrat bardhezi të Juventusit, si fëmijë gjithçka ishte e jashtëzakonshme. Aty luanin lojtarë të mëdhenj, por duke parë gjendjen aktuale dhe mënyrën si sillen skuadrat e mëdha në Itali dhe jo vetëm, kuptoj se futbolli nuk është më romantik.

Të mëdhenjtë kërkojnë të krijojnë Superligën për t’u pasuruar edhe më shumë, por mendoj se më e drejtë do të ishte që fillimisht të mësojnë të admistrojnë ato të ardhura që kanë. Kam ndjekur shumë ndeshje të Juventusit, është një klub i madh. Por, kam besimin se kemi shansin tonë”, u shpreh Streich.

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...