Connect with us

Hi, what are you looking for?

Europë

Trajneri i Marokut “largon” Amrabat nga Italia: Respekt për Fiorentinën, por meriton më shumë!

Maroku ishte një nga protagonistet dhe surprizat më të bukura të Katar 2022, me kombëtaren afrikane që mbërriti deri në fazën gjysmëfinale, aty ku u eliminua nga Franca. Një nga lojtarët që shkëlqeu më së shumti në organikën e marokenëve ishte Sofyane Amrabat që aktivizohet në Serie A me Fiorentinën.

Tashmë, për 26-vjeçarin ka disa oferta të rëndësishme ndërsa ai që e shtyn të largohet nga Italia është edhe trajneri i kombëtares, Walid Regragui i cili thekson se Amrabat meriton një klub më të madh.

“Fiorentina meriton të gjithë respektin e mundshëm, por unë mendoj se Amrabat meriton të luaj në një prej 10 klubeve më të mëdha të Europës. Këto janë pritshmëritë e mia pas Botërorit që Amrabat zhvilloi, duhet të largohet dhe të luaj në një klub më të madh”, tha Regragui.

Lajme të tjera

Spanjë

Lajme të mira te Real Madrid. Në seancën e fundit stërvitore, organikës së trajnerit Carlo Ancelotti-t i është bashkuar edhe Vinicius Jr. Lexo edhe:...

Featured

Rubin Kazan u përball në transfertë me Baltika, në kuadër të javës së 18-të të Premier League-s ruse. Gjashtë minuta i kanë mjaftuar sulmuesit...

Serie A

Si mund të komunikosh me portierin dhe t’i japësh udhëzime taktike kur skuadra juaj është në fushë me dy lojtarë më pak, kur kanë...

Premier League

United mposhti 2-1 Chelsean në “Old Trafford”, në një sfidë të hapur dhe të mbushur plot raste. Skocezi Scott McTominay ishte heroi i vendasve...