Connect with us

Hi, what are you looking for?

Featured

Hap i madh i Arjan Peços, trajneri i mirënjohur e merr ndihmës te Nice

Nice ka vendosur të rikthejë Lucien Favre në stol, me teknikun zviceran që rikthehet të punojë sërish në “Allianz Riviera” (drejtoi skuadrën franceze në vitet 2016-2018).

Kjo lëvizje erdhi nga largimi i Christopher Galtier drejt PSG-së, me kampionët e Francës që paguan 10 milionë euro te Nice për të siguruar shërbimet e trajnerit 55-vjeçar, i cili do të zëvendësojë Pochettinon në stol.

Pjesë e stafit teknik të Favre do të jetë edhe Arjan Peço. Ish-mesfushori shqiptar veshi 13 herë fanellën e kombëtares kuqezi gjatë karrierës si futbollist, teksa në kampionatin tonë ka luajtur me Dinamon e Partizanin.

47-vjeçari nga Leskoviku ka punuar si trajner i ekipeve të moshave të Baselit (U17, U18, U19 dhe U21). Peço do të jetë një nga dy ndihmësit e Favre bashkë me Christophe Moulin.

Një hap i rëndësishëm për teknikun shqiptar, i cili do të provojë një aventurë të bukur te 4 herë kampionët e Francës si pjesë e stafit të ngushtë dhe ndihmës trajner i të mirënjohurit Favre.

TESTONI NJOHURITË TUAJA RRETH PREMIER LEAGUE

QUIZ/ Premier League 2021-2022 – Sa mirë e kujtoni sezonin që sapo u mbyll?

Lajme të tjera

Euro 2024

Skuadra kombëtare zhvilloi sot stërvitjen e parë në “Shtëpinë e Futbollit” dhe të parën nën drejtimin e brazilianit Sylvinho. Kuqezinjtë kanë filluar përgatitjet për...

Kombëtare

Kombëtarja Shqiptare vijon punën për t’u përgatitur për ndeshjen e parë eliminatore të Europianit Gjermani 2024, e planifikuar për t’u luajtur mbrëmjen e të...

Gossip

Ish-sulmuesi i Interit bën “supergol”. Andrea Pinamonti, i cili aktualisht është pjesë e Sassuolos, po shijon një romancë me modelen bjelloruse Dasha Lapushka. Futbollisti...

Merkato

Galatasaray piketon sulmuesin shqiptar. Me 10 gola dhe 4 asiste deri në këtë pikë të sezonit në Superligën Turke, Valon Et’hemi ka tërhequr vëmendjen...