Connect with us

Hi, what are you looking for?

Lajme

Trajneri i mrekullive, 30-vjeçari i pathyeshëm në Ligue 1

Reims është surpriza më e bukur e këtij sezoni në Ligue 1, sidomos pas javës së dhjetë. Drejtuesit e klubit ku bën pjesë edhe Arbër Zeneli, i besuan stolin një 30-vjeçari më 13 tetor.

William Still nuk kishte punuar kurrë më parë si trajner i parë. Belgu, i cili nisi profesionin e tij të dashur nga loja “Football Manager”, po e shfrytëzon në maksimum këtë mundësi.

LEXO EDHE:

Still ka bërë një punë fantastike dhe e ka kthyer Reims në skuadër të “pathyeshme”. Futboll i bukur, mbrojtje “blind”, gola dhe rezultate pozitive.

Reims ka një seri fantastike prej 17 ndeshjesh pa humbje në Ligue 1, kampionat ku trajneri belg nuk e ka shijuar akoma disfatën.

Gjatë 15 takimeve që ka drejtuar Reims, skuadra ka pësuar vetëm shtatë gola mes shtatë fitoreve dhe tetë barazimeve.

Duke llogaritur pikët e mbledhura pas javës së dhjetë, Reims ndan vendin e katërt me Marseille me nga 29 pikë. Në krye është PSG me 34 pikë.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Serie A

Momente frike gjatë Udinese-Roma, ndeshje ku Evan Ndicka u rrëzua në fushë në minutën e 69-të pasi u ndje keq. Mbrojtësi nga Bregu i...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Bundesliga

Pritjes i erdhi fundi. Bayer Leverkusen është zyrtarisht kampion i Bundesliga-s, me skuadrën e Xabi Alonso-s që bëri detyrën edhe në sfidën e javës...