Sven Goran Eriksson nuk punon më si trajner prej gati katër vitesh. 74-vjeçari suedez, i cili ka drejtuar kombëtaret e Anglisë, Meksikës, Bregut të Fildishtë, dhe klube si Lazio, Roma, Fiorentina, Benfika dhe Manchester City.
Botërorin e Katarit po e shijon si tifoz. Në një deklaratë për Il Messaggero, Eriksson zgjedh një futbollist dhe një Kombëtare si dy surprizat më të bukura të Kupës së Botës, ndërkohë që nuk ka aspak dyshime rreth skuadrës fituese.
“Gonçalo Ramos është zbulimi absolut i turneut. Ai ka treguar vlerat e tij te Benfika, por të shënosh një hat-trick në debutimin në Kupën e Botës është një çështje tjetër. Kombëtarja surprizë? Maroku, por kaq.
Sinqerisht nuk mendoj se ata do të shkojnë përtej çerekfinaleve. Për fitoren finale zgjedh Brazilin, që ka gjetur një ekuilibër të jashtëzakonshëm mes mbrojtjes dhe sulmit”, deklaroi suedezi i njohur.
