Connect with us

Hi, what are you looking for?

Katar 2022

Trajneri i Polonisë: Ne shumë mbrojtës? Ehaa, ata që sulmuan po e shohin në TV Botërorin

Te Polonia e kanë të qartë se ndaj Francës do vuajnë, por frika nuk ekziston dhe Robert Lewandowski me shokë janë të karikuar në maksimum për të zhvilluar një ndeshje të madhe ndaj kampionëve në fuqi të botës. Francë-Poloni është një nga duelet e raundit të 1/8-ve në Katar 2022, sfidë që do zhvillohet të dielën e 4 dhjetorit në “Al Thumama Stadium” (16:00).

Trajneri i Polonisë, Czeslaw Michniewicz vlerësoi skuadrën e Didier Deschamps, ndërkohë që nuk e kurseu batutën në lidhje me taktikat mbrojtëse, ndaj të cilave nuk do heqë dorë as ndaj “Gjelave”. “Ne nuk kemi frikë nga Franca. I respektojmë kundërshtarët tanë dhe klasin e tyre, por nuk na intereson fare Franca. Nuk i kemi bërë gati valixhet.

Nuk ishim gati të riktheheshim në shtëpi përpara Argjentinës, nuk jemi gati as tani. E dimë që na pret një ndeshje është e vështirë, Mbappe-Griezmann janë në formë të shkëlqyer, por edhe ne kemi pikat tona të forta. Kemi lojtarë të mëdhenj, jemi gati për këtë ndeshje të madhe.

Taktikat mbrojtëse? Ata që nuk kanë luajtur në mbrojtje kanë shkuar në shtëpi dhe po e shohin Botërorin nga televizori… Të gjithë janë të vetëdijshëm se nuk mund të lihen kundërshtarët të shënojnë lehtësisht. Kemi bërë mirë në mbrojtje, si shpërblim do të luajmë kundër Francës”, deklaroi Michniewicz.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Serie A

Momente frike gjatë Udinese-Roma, ndeshje ku Evan Ndicka u rrëzua në fushë në minutën e 69-të pasi u ndje keq. Mbrojtësi nga Bregu i...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Bundesliga

Pritjes i erdhi fundi. Bayer Leverkusen është zyrtarisht kampion i Bundesliga-s, me skuadrën e Xabi Alonso-s që bëri detyrën edhe në sfidën e javës...