Connect with us

Hi, what are you looking for?

Euro 2024

Trajneri i Portugalisë: Ronaldo në formë, por nuk e di nëse do të mund të luajë 90 minuta

Në konferencën paraprake për shtypin para ndeshjes së fundit testuese të Portugalisë para Euro 2024, kundër Irlandës, trajneri Roberto Martínez u pyet nëse Cristiano Ronaldo do të ishte i përgatitur për të “sulmuar dhe mbrojtur” për 90 minuta, duke qenë se kjo është një nga mënyrat që trajneri pëlqen të luajë.

“Është e rëndësishme për ne që të jemi në gjendje të sulmojmë dhe të mbrohemi me njëmbëdhjetë lojtarë. Cristiano ka përvojë të madhe, nuk ka asnjë me 5 Europianë të luajtur.

Ai është një lojtar që di shumë mirë të përdorë hapësirën në zonë. Fokusi i Cristianos, reagimi ndaj humbjes dhe pozicionet mbrojtëse ishin perfekte në ndeshjet e fundit që luajtëm, ndaj nuk kam asnjë dyshim apo shqetësim”, tha trajneri i kombëtares së Portugalisë.

Lexo edhe:

Pavarësisht sqarimeve, Martínez donte të bënte të qartë se ai nuk mund të garantojë që Cristiano Ronaldo është i përgatitur për të sulmuar dhe mbrojtur gjatë gjithë ndeshjes:

“Ajo që ndodh në këto turne është se ne duhet të bëjmë vlerësime çdo ditë”.

Trajneri shtoi gjithashtu:

“Cristiano kishte 51 ndeshje, nuk e kishte problem t’i luante të gjitha, por të dhënat në nivel klubesh nuk janë të njëjta në nivel kombëtar. Ai tregoi se mund të luajë çdo 4 ditë, por ne e vlerësojmë këtë në kohë reale gjatë turneut.”

Lajme të tjera

Futboll

Vinicius Junior ka përfunduar në shënjestrën e ish-futbollistit brazilian, Carlos Alberto Gomes, i njohur si Pintinho. Ky i fundit që ka bërë karrierë në...

Euro 2024

Një përplasje e rëndë ndodhi në ndeshjen Skoci-Hungari, me lojtarin e hungarezëve Barnabas Varga që ka rënë pa ndjenja në tokë pas tronditjes së...

Kombëtare

Armando Broja do të largohet nga Chelsea këtë verë. Për sulmuesin ka patur oferta nga disa skuadra europiane, por SuperSport mëson ekskluzivisht nga burime...

Euro 2024

Trajneri i Spanjës, Luis De La Fuente tha për mediet në prag të ndeshjes ndaj Shqipërisë që luhet këtë të hënë për llogari të...