Connect with us

Hi, what are you looking for?

Champions League

Trajneri i PSG-së: Tani Cavani e Neymar e dinë kush i gjuan penalltitë

Trajneri i Paris Saint Germain, Unay Emery ka folur sot në konferencën për shtyp në prag të ndeshjes kundër Bayern Munchen, të vlefshme për fazën e grupeve të Champions League. Ai ka vlerësuar gjermanët si një prej ekipeve pretendentë për të fituar kompeticionin dhe veçanërisht ka shprehur konsideratë të lartë për kolegun e tij, Carlo Ancelotti.

“Bayern është një ekip kampion, që edhe vitin e kaluar i shkoi shumë pranë trofeut, ndaj nuk do të jetë aspak e lehtë ndaj tyre. Për më tepër, gjermanët stërviten nga një trajner ekspert, siç është Carlo Ancelotti, i cili di të marrë më të mirën prej ekipeve të tij”, deklaroi trajneri i PSG-së.

E pashmangëshme edhe pyetja ndaj trajnerit Emery, në lidhje më situatën e krijuar mes dy sulmuesve të tij, Edison Cavani dhe Neymar, për të përcaktuar se kush do të godasë 11 metërshat. “Mund të them që Cavani dhe Neymar tani e kanë të qartë se kush do të godasë penalltitë. Ne kemi shumë futbollistë të aftë t’i gjuajnë 11 metërshat, ndaj uroj të fitojmë sa më shumë, me qëllim që të gjuajnë të gjithë”, tha Emery.

Trajneri i PSG-së vuri në dukje se skuadra e tij ka shumë armiq sportivë, për faktin se ka shumë kampionë në përbërje, ndaj shumë prej situatave fryhen nga mediat, për të prishur atmosferën në ekip.

Lajme të tjera

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...

Champions League

Champions League do të nisë sezonin e ri me një formulë të re, teksa rrugëtimi do të startojë nga një grup i vetëm, me...

Kombëtare

Një humbje djeg gjithmonë edhe në miqësore, megjithatë ajo e Shqipërisë ndaj Suedisë mund të shihet me shumë nota pozitive. Të mposhtur me rezultatin...