Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kombëtare

Trajneri i ri i Polonisë, fituesi i “Topit të Artë” zbarkon në Varshavë

Polonia është afër zgjedhjes së trajnerit të ri. Paulo Sousa u largua mes polemikave, por drejtuesit e futbollit polak kanë lënë pas krahëve debatet me portugezin dhe kanë piketuar pasardhësin e tij.

Sondazh/ Sa besoni te agjencitë imobiliare?

Ai është Fabio Cannavaro, ish-kapiteni i kombëtares së kaltër dhe futbollisti i fundit italian që ka fituar “Topin e Artë” (2006). Pas një aventure të gjatë dhe fituese si trajner në Kinë, ish-mbrojtësi dëshiron të masë forcat në futbollin europian.

TMW raporton se 48-vjeçari nga Napoli ka zbarkuar në Varshavë, kryeqytetin polak, aty ku ka programuar një takim me Cezary Kulesza, presidentin e Federatës Polake të Futbollit.

Polonia ia doli të siguronte vendin e dytë në grupin I të eliminatoreve të Botërorit Katar 2022, duke u renditur një pozicion sipër kombëtares shqiptare.

Lewandowski me shokë siguruan kualifikimin në fazën “play-off” dhe duhet të kalojnë Rusinë (24 mars) dhe fituesin e çiftit Suedi-Çeki (29 mars) për të siguruar një biletë në Botërorin e vitit të ardhshëm.

[quiz-cat id=”294111″]

Lajme të tjera

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...

Champions League

Champions League do të nisë sezonin e ri me një formulë të re, teksa rrugëtimi do të startojë nga një grup i vetëm, me...

Kombëtare

Një humbje djeg gjithmonë edhe në miqësore, megjithatë ajo e Shqipërisë ndaj Suedisë mund të shihet me shumë nota pozitive. Të mposhtur me rezultatin...