Stefan Kuntz u shkarkua nga posti i trajnerit të kombëtares turke pas rezultateve zhgënjyese në takimet e muajit shtator. Turqia barazoi 1-1 në shtëpi me Armeninë, sfidë e vlefshme për eliminatoret e Euro 2024.
Teksa humbi 4-1 në miqësoren kundër Japonisë. Drejtuesit e Federatës Turke të Futbollit, shkarkuan 60-vjeçarin gjerman.
Ndërkohë që kanë piketuar një italian si pasardhësin e tij. Emri i preferuar është Vincenzo Montella, ish-trajneri i Milanit, Romës dhe Fiorentinës.
Lexoni edhe:
- Triumfi në derbi/ Vazhdon festa te Inter, Inzaghi u jep lojtarëve një ditë pushim
- FSHF organizon turneun ‘UEFA Development U-15’ për vajza, Shqipëria përballet me Ishujt Faroe, Maltën e Luksemburgun
- Ten Hag nuk e konsideron, Barcelona “hidhet” në sulm për lojtarin e United
- Cagliari-Udinese mbyllet pa fitues, skuadrat ende nuk kanë provuar “shijen” e fitores këtë sezon
49-vjeçari drejtoi edhe Adana Demirspor për rreth dy vite. Montella është takuar me Mehmet Buyukeksi, kreun e futbollit turk.
Dhe zyrtarizimi i italianit në stolin e Turqisë është çështje kohe. Kombëtarja turke renditet përkohësisht në vendin e dytë në grupin D, pozicion që e dërgon në Euro 2024.
