Connect with us

Hi, what are you looking for?

Katar 2022

Trajneri i ri, Meksika piketon spanjollin që dështoi në Katar

Roberto Martinez u largua nga stoli i kombëtares belge pas barazimit me Kroacinë, rezultat që nuk i mjaftoi “Djajve të Kuq” për t’u kualifikuar në raundin e 1/8-ve në Botërorin e Katarit.

Trajneri spanjoll i dha fund aventurës 6 vjeçare me Belgjikën, por pushimet e tij pritet të mos zgjasin shumë, pasi në skenë ka dalë një tjetër Kombëtare.

Meksika po kërkon një trajner të ri pas ndarjes me Tata Martinon dhe spanjolli 49-vjeçar është një nga të preferuarit e Federatës Meksikane të Futbollit.

The Tricolor dështuan për t’u kualifikuar në 16 ekipet më të mira të Kupës së Botës Katar 2022, duke mbetur në grup, por janë fokusuar tek e ardhmja.

Botërori i radhës do të zhvillohet në Meksikë, SHBA dhe Kanada, dhe Kombëtarja meksikane dëshiron të bëjë një paraqitje sa më të mirë pas katër vitesh përballë tifozëve të saj të zjarrtë.

Lajme të tjera

Legjionarët

Moment i vështirë për Armando Brojën. Sulmuesi shqiptar mori ftesë nga Sylvinho për t’u grumbulluar me kuqezinjtë për miqësoret e muajit mars, por pavarësisht...

Kombëtare

Sulmi është reparti që i ka shtuar më së shumti telashet trajnerit Sylvinho në prag të Euroianit të Gjermanisë, pasi thuajse të gjithë futbollistët...

Kombëtare

Sylvinho publikoi sot listën e lojtarëve që do të përfaqësojnë kombëtaren shqiptare në dy miqësoret përballë Kilit dhe Suedisë. Të programuara për datat 22...

Legjionarët

Ernest Muçi ka shënuar golin e dytë me fanellën e Besiktas. Sulmuesi kuqezi shndërroi në gol një pasim të Milot Rashicës, i cili shërbeu...