Connect with us

Hi, what are you looking for?

Itali

Trajneri i ri ndryshon edhe strategjinë në merkato, largon Chiesën dhe mban talentin

Juventusi i sezonit të ri po nis të marrë formën e trajnerit Thiago Motta. Trajneri i ri ka bërë të qartë se skuadra e tij do të luajë me sistemin 4-2-3-1 dhe drejtuesit bardhezinj kanë nisur të marrin masa për të plotësuar organikën me lojtarët e duhur për këtë rreshtim.

Juventus është vendosur në kërkim të disa anësorëve nga Greenwood, Sancho apo edhe Adeyemi së fundmi. Megjithatë, trajneri Motta duket i prirur për t’ia bërë disi më të lehtë drejtuesve pasi kërkon që në organikë të qëndrojë talenti, Mattias Soule.

Lexo edhe:

Argjentinasi ishte në huazim të Frosinone në sezonin e shkuar aty ku shkëlqeu duke shënuar 11 gola dhe tre asistë. Motta kërkon ta shfrytëzojë potencialin e Soule në krahun e majtë, madje është dakord që drejtuesit të sakrifikojnë Federico Chiesën.

Për sulmuesin italian ka interes nga Premier League dhe tashmë pas kësaj zgjedhje të Mottas, pritet që të largohet. Këtë ndryshim të strategjisë së Juventus për Soule, e konfirmon edhe refuzimi që italianët i bënë Aston Villas për ta përfshirë argjentinasin në operacionin që solli Douglas Luiz në Torino.

Lajme të tjera

Featured

Thomas Strakosha është zyrtarisht lojtari më i ri i skuadrës së AEK Athens. Këtë lajm e ka konfirmuar vetë klubi grek përmes rrjeteve sociale,...

Merkato

Roberto De Zerbi ka nisur aventurën në stolin e Marseille, teksa në krye të listës së përforcimeve ka vendosur sulmuesin e talentuar të Interit...

Legjionarët

Etrit Berisha drejt Serisë B. Gardiani 35-vjeçar shqiptar është i lirë, pasi i ka përfunduar kontrata me Empolin, ku edhe mbylli sezonin e aktual,...

Futboll

Ronald Koeman ka konfirmuar se ai synon të vazhdojë punën e tij si trajner i Holandës, pavarësisht faktit se së fundmi gruaja e ti...