Connect with us

Hi, what are you looking for?

Itali

“Trajneri i ri, si Sacchi”, Galliani entuziast për zgjedhjen e bërë

Adriano Galliani vendosi t’ia besojë Raffaele Palladinos drejtimin e Monzës, pas shkarkimit të Giovanni Stropës, teksa në prezantimin e trajnerit të ri, tha se ka bërë një zgjidhje të guximshme, ashtu si bëri me Arrigo Sacchin dikur te Milani.

“Kur po vija për këtu më telefonoi Sacchi, i cili më tha se kam bërë një zgjidhje të guximshme, ashtu siç bëra me të dikur te Milani. Edhe atëherë zgjodhëm Sacchin, që nuk kishte drejtuar kurrë në Serinë A dhe nuk kishte qenë futbollist i madh, por më pas ndërtoi një cikël fitues. Shpresoj të kem goditur në shenjë edhe me Palladinon”, deklaroi Galliani.

Drejtuesit e Monzës vendosën të shkarkojnë trajnerin Stroppa, pasi në 6 javë në Serinë A, morën vetëm një pikë, ndonëse në verë skuadra nga Brianza u bë protagoniste me përforcimet e shumta në merkato.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...