Connect with us

Hi, what are you looking for?

Bundesliga

Trajneri i ri/ Xabi Alonso mision i pamundur, Bayerni zgjedh një holandez

Xabi Alonso është i preferuari i Bayern Munich për zëvendësuesin e Thomas Tuchel. Por, arritja e një marrëveshjeje me trajnerin që po udhëheq Bayer Leverkusenin drejt titullit të parë në histori, është e vështirë.

“Aspirinat” nuk duan të privohen nga shërbimet e tij, teksa ish-mesfushorin spanjoll e tundon edhe ideja e marrjes së drejtimit të Liverpoolit. Klub që do të ndahet me Jurgen Klopp në fundin e sezonit.

Dhe në skenë ka dalë një emër i ri: Arne Slot. 45-vjeçari holandez drejton prej verës së vitit 2021 Feyenoordin, skuadër me të cilën ka fituar një titull kampion (2023).

Lexo edhe:

Ndërkohë që në vitin 2022 mbërriti deri në finalen e Conference League me skuadrën nga Roterdami. Me trofeun që u fitua nga Roma e Jose Mourinhos në “Air Albania”.

Slot, i cili u shpall trajneri më i mirë në Eredivisie në 2022 dhe 2023, pëlqehet shumë nga bavarezët për stilin e futbollit të bukur që praktikon.

Lajme të tjera

Futboll

Skuadra e Mechelen, e drejtuar nga Besnik Hasi, rikthehet tek fitorja në kampionat belg në play off-in e grupit të Conference League. Pas humbjes...

Futboll

Fernando Santos nuk është më trajner i Beshiktashit, ka bërë të ditur klubi nga Stambolli këtë të shtunë. Vendimi u mor pas barazimit (1-1)...

La Liga

Që kur Xavi Hernandez njoftoi se do të largohej nga Barcelona në fund të sezonit, gjërat kanë filluar të shkojnë më mirë te “Blaugrana”....

Kosovë

Gafë e pafalshme e Arijanet Muric në Premier League. Portieri titullar i Kosovës, pjesë e Burnleyt në kampionatin më të bukur në botë, i...