Connect with us

Hi, what are you looking for?

Katar 2022

Trajneri i Senegalit “kërcënon” Holandën: Shekulli i 21-të është i futbollit afrikan

Aliou Cissé, trajner i Senegalit, do të debutojë sot kundër Holandës në Botërorin e tij të tretë (i dyti radhazi). Në Kupën e Botës “Rusi 2018”, senegalezët u eliminuan që në fazën e grupeve.

46-vjeçari ka dhënë një intervistë për gazetën Volkskrant (holandeze), duke thurur elozhe për futbollin holandez. Sa u përket ambicieve të ekipit të tij, deklaroi:

“Organizimi ynë më i mirë ka sjellë rezultate më të mira, që do të thotë se pritshmëritë janë më të larta. Vetëdija se duhet të fitosh për vendin tënd është e rëndësishme. Kudo që shkoj e kuptoj se ëndrra për fitimin e Kupës së Kombeve të Afrikës më në fund u bë realitet”.

Senegali fitoi Kupën e Kombeve të Afrikës për herë të parë në fillim të këtij viti, duke mundur Egjiptin.

“Për shkak të atij rezultati, pritshmëritë për Kupën e Botës janë përsëri më të larta. Në shekullin e 20-të, futbolli u përkiste brazilianëve. Beteja jonë është të dëshmojmë se shekulli i 21-të i përket futbollit afrikan. Se ne jemi mjaftueshëm të aftë për të fituar garat dhe për të nxjerrë trajnerët më të mirë. Pra, aftësia është më e rëndësishme se ngjyra e lëkurës apo origjina. Në Kupën e fundit të Kombeve Afrikane, 11 nga 24 trajnerë ishin afrikanë. Kështu që unë mendoj se ky është një zhvillim.”

 

Lajme të tjera

Merkato

Bento Matheus Krepski pritet të jetë një nga përforcimet e Interit gjatë merkatos verore. Kampionët e Italisë kanë përzgjedhur 24-vjeçarin brazilian si portierin e...

Spanjë

E ardhmja e Ansu Fatit është në pikëpyetje, me sulmuesin që nuk bindi me huazimin te Brighton, por që nuk është as në planet...

Ligue 1

Milan Skriniar zgjodhi të thyejë raportet e tij me Interin dhe tifozerinë zikaltër, për t’u transferuar një vit më parë te Paris Saint Germain...

Itali

Orë vendimtare për Interin. Të hënën e 20 majit skadon huaja që fondi “Oaktree” i ka dhënë numrit një të zikaltërve në vitin 2021....