Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kosovë

Trajneri i Trepçës ’89: Mba mund të largohet, presim një lojtar tjetër

Trepça ’89 iu gëzua fitores së parë në elitë të shtunën, teksa iu imponua 2-5 Drenicës në stadiumin “Bajram Aliu”. Në katër ndeshjet e para, edhe pse kishte zhvilluar lojëra të mira, skuadra nga mitrovicace kishte mundur të merrte vetëm dy pikë (dy barazime dhe dy humbje).

Protagonisti kryesor i Trepçës ‘89 më ndeshjen e fundit ishte sulmuesi Christian Mba, i cili përveç se shënoi dy gola (28’, 90’), asistoi edhe në golat e Bleon Sekiraqës (24’) dhe Erdin Dushit (52’).

Trajneri i Trepçës ’89, Shpëtim Idrizi, në prononcim për emisionin “Koha Shtesa”, e pranoi se sulmuesi që ka shënuar 6 gola në 5 ndeshje dhe kryeson listën e golashënuesve të Superligës së Kosovës, shumë shpejt do të largohet nga Mitrovica:

“Duke parë paraqitjet e Cristian Mba, ai shumë shpejt mund të largohet nga klubi mitrovicas, por brenda 10 ditëve të ardhshme pritet ardhja e një lojtari tjetër.”

 

Lajme të tjera

Europa League

Kapiteni i Atalanta-s në finalen e Europa League, të cilën skuadra italiane e fitoi me rezultatin 3-0 ndaj Bayer Leverkusen, Berat Gjimshiti deklaroi për...

La Liga

Drejtuesit e Barcelonës kanë nisur të mendojnë tashmë për sezonin e ardhshëm me skuadrën që i duhet të kënaqej vetëm me vendin e dytë...

Europa League

Duke folur për mediet pas disfatës në finalen e Europa League, që korrespondon edhe me humbjen e parë pas 51 ndeshjes, trajneri i Bayer...

Spanjë

Mesfushori i Real Madrid-it, Toni Kroos ka vendosur të largohet nga futbolli pas përfundimit të EURO 2024. Kampionati europian në Gjermani do të jetë...