Connect with us

Hi, what are you looking for?

Futboll

Trajneri i Turqisë: Shqipëria, shënjestra jonë e parë; Rivalë kemi Francën dhe Islandën

Turqia do të jetë rivali i parë i Shqipërisë, në startin e edicionit eliminator të Euro 2020. Turqit do të vijnë më datën 22 në Shkodër, për t’u përballur me kuqeëzinjtë në “Loro Boriçi”, ndërsa tekniku i tyre, Senol Gunes doli sot në një konferencë për mediat e vendit të tij.

Cilat janë objektivat e Turqisë në këto eliminatore?
Jemi në fillimin e një shkalle dhe në Shqipëri duhet të bëjmë hapin e parë. Nuk duhet të mbetemi në të kaluarën dhe nuk mund të mburremi me sukseset që janë arritur. Ne duhet të jemi si Franca, e cila mendon se si do të mbrojë suksesin. Ndërsa Islandën nuk e njihnim. Kur unë kam qenë në kryer të kombëtares kemi bërë vetëm një miqësore dhe e kemi fituar 4-0.

Edicioni fillon me transfertën ndaj Shqipërisë. Si e shikoni këtë takim?
Ndeshja me Shqipërinë do të jetë shumë e luftuar. E mira do të ishte që në ndeshjen e parë të fitonim. Është e rëndësishme që jemi më të mirë në letër se Shqipëria, por duhet ta tregojmë edhe në fushë këtë gjë. Nëse fitojmë dy ndeshjet e para dhe një prej atyre me Francën, mendoj se do të jemi para skuadrave të tjera.

Jeni i kënaqur me kalendarin e eliminatoreve?
Do të ishte më e mira të nisnim direkt kundër Francës dhe jo kundër Shqipërisë dhe Moldavisë, kështu do ishim më të motivuar. Francën dhe Islandën i kemi si rival në letër, por në fund do të luajmë kundër të gjithëve. Duhet të nisim duke superuar Shqipërinë, pasi janë shënjestra jonë e parë dhe duhet ta nisim mbarë, edhe për psikologjinë.

Lajme të tjera

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...

Champions League

Champions League do të nisë sezonin e ri me një formulë të re, teksa rrugëtimi do të startojë nga një grup i vetëm, me...

Kombëtare

Një humbje djeg gjithmonë edhe në miqësore, megjithatë ajo e Shqipërisë ndaj Suedisë mund të shihet me shumë nota pozitive. Të mposhtur me rezultatin...