Connect with us

Hi, what are you looking for?

Premier League

Trajneri i United udhëtoi në Mynih për ta bindur, Kroos zbulon prapaskenën e merkatos

Prej vitit 2014 kur braktisi Bayern Munich, Toni Kroos është shndërruar në një nga lojtarët me më shumë influencë te Real Madrid me gjermanin i cili ka rezultuar vendimtar në titujt e Los Blancos në Europë dhe La Liga.

Mirëpo, historia e 32-vjeçarit mund të kishte marrë një tjetër rrjedhë pasi trajneri i Manchester United në vitin 2014, David Moyes kishte arritur ta bindte mesfushorin dhe familjen e tij të transferohej në Premier League te Djajtë e Kuq. Por, plani dështoi pasi Moyes u shkarkua dhe Kroos ndryshoi mendim duke zgjedhur Real Madrid.

“E dija që Manchester United kishte interes për mua dhe Moyes e kishte theksuar këtë. Moyes erdhi dhe më takoi në Munich, ishte një pasdite e këndshme ku folëm shumë për planet e Manchester United. Në fakt, Moyes më bindi me idetë e tij dhe u duk sikur kishte një dakordësi mes palëve.

Verbalisht kishim një akord dhe lëvizja e radhës do të ishte të shkoja në Manchester për të diskutuar më në detaje. Por, plani ndryshoi pas shkarkimit të Moyes dhe unë nuk kisha asnjë marëveshje me drejtuesit e United. Tani kur shoh pas, diçka që mund ta them me siguri është se në Manchester nuk do të kisha fituar tre herë Champions League-n”, u shpreh Kroos.

 

 

Lajme të tjera

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...

Kombëtare

Një humbje djeg gjithmonë edhe në miqësore, megjithatë ajo e Shqipërisë ndaj Suedisë mund të shihet me shumë nota pozitive. Të mposhtur me rezultatin...