Trajneri i West Ham, David Moyes foli në një konferencë për shtyp në prag të ndeshjes kundër AEK Larnaka, ndeshjen e parë të 1/8-ave të Conference League.
Ai theksoi se do të dëshironte të shkonte në finale dhe ta fitonte këtë trofe.
“Do të doja shumë të shkoja në finale dhe ta fitoja këtë kompeticion. Ne mendojmë se i kemi të gjitha shanset për të fituar, jemi të barabartë me çdo ekip”-tha tekniku.
Lexo edhe:
- VIDEO/ I dehur duke ngacmuar një vajzë në klub, futbollisti i Cityt rrezikon 2 vite burg
- Për të pestën herë në formacionin e javës, Daku më i miri në Slloveni
- “Të gjithë po tallen me ty”, fraza ndaj Mourinhos mund t’i kushtojë shtrenjtë arbitrit
- Roberto Mancini ndez sirenat e alarmit: Sulmuesit tanë nuk janë titullarë
Jose Mourinho u përlot pas fitores së Conference League me Romën. A është dëshmi se sa e rëndësishme është kjo kupë?
“Unë jam plotësisht dakord. Trajneri dhe lojtarët kanë shumë pak shanse për të fituar një turne. Mourinho është një fitues serial, lotët e tij treguan se sa e rëndësishme ishte për të. Vitin e kaluar ne donim të fitonim Europa League, por nuk ia dolëm.”-shtoi Moyes.
