Connect with us

Hi, what are you looking for?

Serie A

“Trajneri ideal për Napolin”, Spalletti rekomandon pasuesin e tij

Luciano Spalletti shkroi historinë me Napolin, skuadër të cilën e udhëhoqi drejt fitimit të titullit kampion. Që në qytetin pasionant italian mungonte prej 33 vitesh.

Aventura e Spallettit në “Diego Maradona” përfundoi, pasi nuk u arrit akordi mes tij dhe presidentit De Laurentiis për rinovimin e kontratës.

Lexo edhe: 

Shumë emra përfliten për pasuesin e Spallettit në stolin e kampionëve të Italisë, ndërkohë që ky i fundit ka një sugjerim për presidencën e Napolit.

De Laurentiis ka treguar se di të zgjedhë trajnerë të shkëlqyer. Unë mendoj se Italiano (trajneri i Fiorentinës) do të ishte profili i duhur për Napolin.

Sepse ai dëshiron që skuadra e tij të luajë bukur dhe të kontrollojë ndeshjen. Dhe ka një qëndrim që më pëlqen shumë.

Humbi dy finale me Fiorentinën, por ai dhe lojtarët e tij dhanë gjithçka në fushë”, deklaroi ish-trajneri i Napolit.

Lajme të tjera

La Liga

Xavi rrezikon shkarkimin nga posti i trajnerit të Barcelonës sapo të mbyllet sezoni. Deklarata e fundit ka sjellë shqetësim në klub, teksa është pritur...

Merkato

Bento Matheus Krepski pritet të jetë një nga përforcimet e Interit gjatë merkatos verore. Kampionët e Italisë kanë përzgjedhur 24-vjeçarin brazilian si portierin e...

Itali

Orë vendimtare për Interin. Të hënën e 20 majit skadon huaja që fondi “Oaktree” i ka dhënë numrit një të zikaltërve në vitin 2021....

Ligue 1

Milan Skriniar zgjodhi të thyejë raportet e tij me Interin dhe tifozerinë zikaltër, për t’u transferuar një vit më parë te Paris Saint Germain...