Connect with us

Hi, what are you looking for?

Serie A

Trajneri Juriç përjashton 6 lojtarë nga Torino, dyshohen si autorë të videos së sherrit?

Si të mos mjaftojë një merkato e varfër në hyrje, Torino përjashton nga grupi 6 futbollistë. Sipas medias torineze “tuttosport”, trajneri Juric ka vendosur të nxjerrë nga planet për sezonin e ardhshëm emra si Simone Verdi, Simone Zaza, Armando Izzo, Simone Edera, Vincenzo Millico dhe Krisztofer Horvath.

Dyshimet janë që Juric dyshon se pikërisht një prej këtyre ka bërë videon e famshme të sherrit të trajnerit me drejtorin sportiv Vagnati, megjithatë burime pranë klubit torinez flasin për zgjedhje teknike.

Tekniku ka kontaktuar personalisht të 6 futbollistët, të cilëve u ka bërë të qartë se nuk janë në planet e tij për sezonin e ri dhe duhet të lëvizin për të gjetur një tjetër ekip. Natyrisht që ky është një telash më shumë për “granatat” në prag të startit të kampionatit, pasi organika reduktohet ndjeshëm.

Lajme të tjera

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...

Kombëtare

Një humbje djeg gjithmonë edhe në miqësore, megjithatë ajo e Shqipërisë ndaj Suedisë mund të shihet me shumë nota pozitive. Të mposhtur me rezultatin...