Connect with us

Hi, what are you looking for?

Premier League

Trajneri më i ri në historinë e Premier Leagues, Brighton i beson një gjermani

Brighton gjen trajnerin për sezonin e ri. Klubi anglez ka vendosur t’ia besojë një gjermani pankinën, pas largimit me marrëveshje të italianin Roberto De Zerbi,

Është Fabian Hurzeler tekniku i ri i klubit anglez, i cili është vetëm 31-vjeç dhe ka shkruar historinë, duke u bërë trajneri më i ri që drejton një skuadër të Premier Leagues.

I lindur në Teksas, gjermani u bë i famshëm te St. Pauli në Gjermani, ku siguroi edhe ngjitjen në Bundesligë, teksa tashmë do ët duhet të tregojë aftësitë e tij në klubin anglez.

Lexo edhe:

“Brighton ka një histori shumë interesante dhe jam shumë i lumtur që bëhem pjesë e projektit të këtij klubi. Skuadra ka bërë shumë mirë sezonet e fundit dhe plani është që të vazhdojmë të përmirësohemi”, u shpreh gjermani.

Hurzeler ka firmosur deri në 2027-ën me klubin anglez, një dëshmi kjo e besimit maksimal që Brighton ka te 31-vjeçari gjerman.

Lajme të tjera

Featured

Thomas Strakosha është zyrtarisht lojtari më i ri i skuadrës së AEK Athens. Këtë lajm e ka konfirmuar vetë klubi grek përmes rrjeteve sociale,...

Merkato

Roberto De Zerbi ka nisur aventurën në stolin e Marseille, teksa në krye të listës së përforcimeve ka vendosur sulmuesin e talentuar të Interit...

Legjionarët

Etrit Berisha drejt Serisë B. Gardiani 35-vjeçar shqiptar është i lirë, pasi i ka përfunduar kontrata me Empolin, ku edhe mbylli sezonin e aktual,...

Futboll

Ronald Koeman ka konfirmuar se ai synon të vazhdojë punën e tij si trajner i Holandës, pavarësisht faktit se së fundmi gruaja e ti...