Connect with us

Hi, what are you looking for?

Premier League

Trajneri që bëri “bingo” me Man. United, mori 20 milionë euro për 6 muaj

Manchester United mbylli bilancin e sezonit të kaluar me një humbje prej rreth 130 milionë eurosh, teksa natyrisht që një pjesë e mirë e tyre kanë shkuar në xhepat e trajnerit austriak Ralf Rangnick.

Ky i fundit mbërriti në Manchester në 2 dhjetor të vitit të kaluar për të zëvendësuar Ole Gunnar Solskjaer, por qëndroi vetëm 6 muaj në stolin e “djajve të kuq” duke mos sjellë kthesën e shumëpritur në rezultate.

Sipas bilancit të publikuar nga klubi anglez, Ranknick ka marrë rreth 16 milionë euro dëmshpërblim vetëm për ndërprerjen e kontratës me Manchester United, të cilave u shtohen edhe ato që përfitoi si rrogë gjatë 6 muajve në “Old Trafford”.

Në total rreth 20 milionë euro, të cilat “djajtë e kuq” i paguan vetëm për të pasur 6 muaj në pankinë trajnerin austriak, sakrificë kjo që nuk pati asnjë vlerë, pasi Manchester United e mbylli kampionatin vetëm në vendin e 6.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Serie A

Momente frike gjatë Udinese-Roma, ndeshje ku Evan Ndicka u rrëzua në fushë në minutën e 69-të pasi u ndje keq. Mbrojtësi nga Bregu i...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Bundesliga

Pritjes i erdhi fundi. Bayer Leverkusen është zyrtarisht kampion i Bundesliga-s, me skuadrën e Xabi Alonso-s që bëri detyrën edhe në sfidën e javës...