Connect with us

Hi, what are you looking for?

Katar 2022

Trajneri Tite kryqëzohet për grumbullimin e Martinellit, ish-mesfushori: Turp, askush nuk e njeh!

Para disa ditëve, trajneri i Brazilit, Tite bëri të ditur listën me 26-futbollistë që do të përfaqësojnë kombëtaren Selecao në Katar. Mes të grumbulluarëve në repartin e avancuar, trajneri Tite kishte ftuar edhe Gabriel Martinelli, talentin e Arsenal. Por, ky vendim i Tites nuk është pritur mirë nga ana e ish-mesfushorit brazilian, Neto. Ky i fundit thekson se Martinelli nuk duhej të ishte grumbulluar ndërsa shton se në vend të tij, në kombëtare duhej Gabigol, sulmuesi i Flamengos.

“Ky është një turp, më duket një tallje. Nuk e kam me faktin që në listë ishte edhe Dani Alves, por me Martinellin. Ka shënuar vetëm 33 gola në karrierën e tij, më duket një mungesë respekti për futbollin. Me këtë vendim, Tite vërtetoi që nuk e meriton postin në kombëtare.

Për mua është turpi më i madh në histori. Tite nuk duhet të jetë trajner, pasi i ka bërë një padrejtësi të madhe Gabigolit. Ky djali, Martinelli që nuk e njeh askush ka shënuar pesë gola në sezon, nga ana tjetër, Gabigol vendosi finalen e Kupës Libertadores dhe shënoi 29 gola në sezon. Çfarë ka bërë Martinelli në Europë, Arsenal nuk është as në Champions League”, përfundoi Neto.

Lajme të tjera

Kombëtare

Kombëtarja Shqiptare vijon punën për t’u përgatitur për ndeshjen e parë eliminatore të Europianit Gjermani 2024, e planifikuar për t’u luajtur mbrëmjen e të...

Gossip

Ish-sulmuesi i Interit bën “supergol”. Andrea Pinamonti, i cili aktualisht është pjesë e Sassuolos, po shijon një romancë me modelen bjelloruse Dasha Lapushka. Futbollisti...

Kombëtare

“La Casa de Quiz” mbërrin në shtëpinë më të famshme të mbarë Shqiptarisë, “Big Brother VIP2 Albania”. Gazetari i SuprSportit, Gjergji Stefa, kishte përgatitur...

Merkato

Galatasaray piketon sulmuesin shqiptar. Me 10 gola dhe 4 asiste deri në këtë pikë të sezonit në Superligën Turke, Valon Et’hemi ka tërhequr vëmendjen...