Javier Clemente ka qenë trajner i Athletic Bilbaos në vitet ’80 dhe gazeta katalanase “Sport” ka përfituar nga dueli mes skuadrës baske dhe Barcelonës, i planifikuar për të dielën, për La Liga, për të biseduar me trajnerin me përvojë.
Ndër temat e ndryshme të trajtuara, Clemente kritikoi trajtimin që i është bërë Ansu Fatit, sulmuesit të ri të katalanase, i cili deri më tani nuk ka konfirmuar ende të gjitha pritshmëritë që i janë atribuuar kur u shfaq në ekipin kryesor, tre vjet më parë.
Lexo edhe:
- Ten Hag falënderon tifozët dhe “rehabiliton” portugezin Fernandes
- Pezullim dhe gjobë, Pogba “e bën baltë” tek Juvja
- Fundi i ciklit te Tottenhami, Conte-Mourinho, fate të kryqëzuara
- Messi para vendimit të madh, e ardhmja një udhëkryq
“Kur u largua Messi, ata thanë se kishin tashmë zëvendësuesin e tij, Ansu Fatin, që ishte vetëm 17 vjeç. Ishte një goditje e madhe për një lojtar kaq të ri. U detyrua të ishte në formacionin startues dhe me një përgjegjësi të madhe mbi të.
Sigurisht që ai nuk e përballoi dot atë presion dhe tani as nuk e kujtojnë. Një 17-vjeçar është zëvendësuesi i Messit? Një barbari. Tani po bëjnë të njëjtën gjë me Pedrin dhe Gavin, por duhet të keni durim. Te Barcelona po i dëmtojnë lojtarët e rinj, duke i bërë ata që nuk janë ende,” – tha trajneri spanjoll me shumë përvojë.
