Connect with us

Hi, what are you looking for?

Champions League

Trajnerit të Copenhagen i hapet oreksi: Shkojmë në çerekfinalet e Champions League

Copenhagen është padyshim surpriza e fazës së grupeve të Champions League, me skuadrën daneze që siguroi mbrëmjen e së martës kalimin për herë të dytë në histori në fazën e 1/8-ave.

Duke folur pas fitores 1-0 ndaj Galatasaray-t, trajneri i Copenhagen, Jacob Neestrup theksoi se përderisa ia dolën të kalonin grupin me kundërshtarë të tillë si Bayern Munich, Manchester United dhe skuadra turke e Galatasaray-t, atëherë do ia dalin ta kalojnë dhe raundin tjetër të Champions.

Lexo edhe:

“Ne e kemi besuar gjithmonë kalimin në këtë raund. Sot askush nuk mund të thotë se ky është “vetëm” një vend i dytë. Është një vend i dytë fantastik. Ne ishim padyshim ekipi i dytë më i mirë në gjashtë ndeshje në këtë grup. Jam shumë krenar për lojtarët. Jam krenar që mund t’u dhuroj të gjithë djemve dhe vajzave të Copenhagen një përvojë tjetër fantastike në fillim të vitit 2024. Klubi e meriton… Në fakt është e vështirë të gjesh të gjitha fjalët. Ambiciet? Nëse mundëm të kalonim një grup me Manchester United, Bayern Munich dhe Galatasaray, atëherë kemi gjithashtu një shans për të kaluar në raundin tjetër. Nëse ky nuk është mentaliteti ynë, do të humbasim me siguri”-deklaroi Neestrup.

Lajme të tjera

Euro 2024

“Spanja dhuroi spektakël, është një skuadër e jashtëzakonshme me lojtarë të rinj të pabesueshëm. Është një model i pakonkurrueshëm për t’i dhënë vlerë akademisë....

Kosovë

Aventurë e re për Arijanet Muric, portierin titullar të përfaqësueses së Kosovës. 25-vjeçari dardan do të jetë pjesë e Ipswichit në katër sezonet e...

Ligue 1

Joao Nevesit do të jetë goditja e madhe e PSG-së në mesfushë. Talenti portugez kërkohet me ngulm nga trajneri Luis Enrique. 19-vjeçari është pjesë...

La Liga

Pedri, ishte mungesa e madhe e Spanjës në ndeshjet më të rëndësishme të Euro 2024, me mesfushorin që u dëmtua pas një përplasje të...