Connect with us

Hi, what are you looking for?

Futboll

Tramezzani: Italia do të vuajë agresivitetin e Shqipërisë

Ish ndihmësi i De Biasit, në stolin e Shqipërisë, sot trajner i Sionit, Paolo Tramezzani ka komentuar përballjen midis kuqezinjve dhe Italisë, në ‘Loro Boriçi’. Sipas tij, italianët nuk janë në lartësinë e të shkuarës së tyre të lavdishme dhe do të vuajnë shumë sonte në Shkodër.

“Shqipëria po ecën shumë mirë dhe po vazhdon rrugën e nisur nga De Biasi. Jam i bindur që ata do të japing 100% sonte dhe do të vënë në vështirësi skuadrën e Venturës, me agresivitetin që i karakterizon”, deklaroi Tramezzani.

Trajneri i Sion, i cili stërvit edhe dy futbollistët e kuqezinjve, Lenjanin dhe Kukelin, komentoi edhe gjendjen aktuale të Italisë, që ka përfunduar në qendër të kritikave mediatike ditët e fundit.

“Është e vërtetë që Italia nuk është në lartësinë e të shkuarës së saj të lavdishme, por nuk mund të them se ka probleme të mëdha. Ndaj Maqedonisë peshuan shumë mungesat, por kur ka qenë e nevojshme, skuadra e Venturës ia ka dalë të marrë maksimumin. Të shohim a do t’ia dalë edhe sot në Shqipëri, pasi do të përballet me një skuadër agresive, që mbrohet shumë mirë”, u shpreh ai.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Champions League

Borussia e Dortmundit në gjysmëfinale të Championsit. Skuadra gjermani bëri mrekullinë në ndeshjen e kthimit ndaj Atleticos së Madridit, të cilin e mposhti 4-2,...