Connect with us

Hi, what are you looking for?

Legjionarët

“Transferim i merituar”, Fakiç zbulon të ardhmen e Ernest Muçit në “Elite Show”

"Transferim i merituar", Fakiç zbulon të ardhmen e Ernest Muçit në "Elite Show"
"Transferim i merituar", Fakiç zbulon të ardhmen e Ernest Muçit në "Elite Show"

I njohur për si ndërmjetësues për transferimin e shumë futbollistëve shqiptarë në Europë, kur ishte drejtor sportiv i Skënderbeut, Haris Fakiç ishte në një lidhje direkte në emisionin “Elite Show’ në SuperSport.

Ai u shpreh se interesi për futbollistët shqiptarë është rritur ndjeshëm muajt e fundit, teksa zbuloi se Ernest Muçi pritet të bëjë një hap shumë të madh në karrierë gjatë merkatos në janarit.

A do të shohim ndonjë transferim të bujshëm të lojtarëve shqiptarë në janar?

Interesi për lojtarët shqiptarë është rritur ndjeshëm, sidomos pas kualifikimit të Shqipërisë në Europianin e Gjermanisë. Kjo është mjaft pozitive si për futbollistët, ashtu edhe për ne dhe jam i sigurt që do të ketë lëvizje.

Lexo edhe:

Si është situata e Ernest Muçit?

Është një lojtar shumë i kërkuar nga klube të ndryshme, falë edhe paraqitjeve të shkëlqyera që ka bërë me klubin e Legias së Varshavës. Besoj se shumë shpejt do të jetë në një ekip shumë të madh dhe do të jetë një transferim shumë i merituar. Nuk mund të them një emër konkret, pasi janë disa klube, por do të transferohet në një nga 5 kampionatet më të forta të Europës.

Lajme të tjera

Champions League

Me një barazim spektakolar 3-3, Manchester City merr një farë avantazhi ndaj Realit të Madridit, duke qenë se sfidën e kthimit do ta luajë...

Champions League

E cilësuar si një finale e parakohshme Real Madrid-Manchester City rezultoi e tillë edhe në aktin e parë çerekfinal të Ligës ss Kampionëve. Në...

Premier League

Armando Broja mund të përdoret nga Chelsea për të balancuar financat, duke u nxjerrë në shitje. Blutë kanë shpenzuar shuma marramendëse në sesionet e...

Kosovë

Gafë e pafalshme e Arijanet Muric në Premier League. Portieri titullar i Kosovës, pjesë e Burnleyt në kampionatin më të bukur në botë, i...