Connect with us

Hi, what are you looking for?

Lajme

Transferimet në futboll, dyfishim i të ardhurave nga ndërmjetësit brenda 5 viteve

Pesha e ndërmjetësve në futboll (agjencitë dhe menaxherët) është rritur edhe në vitin 2018. Ky është përfundimi i “Intermediariesin International Transfers”, raporti i realizuar nga FIFA, duke nisur nga viti 2013, që analizon sistemin e ndërmjetësimeve në merkaton e transferimeve të futbollistëve.

Në një transferim përfshihen tre palë, që mund të kërkojë edhe ndërhyrjen e një ndërmjetësi: klubin që blen lojtarin, klubin që e shet dhe futbollisti në fjalë. Në vitin 2013, 16.825 nga 86.212 transferime kanë pasur të paktën një ndërmjetës, vlera e komisioneve të të cilave ka qenë 2.18 milionë dollarë.

Nga tre palët e përfshira, lojtarët kanë pasur ndërmjetës në 12.604 raste, klubet që kanë blerë futbollistë në 6.066 raste, ndërsa klubet që kanë shitur lojtarë në 1.489 raste.

Vetëm në vitin 2018 janë kryer 1.205 transferime me ndërmjetës nga ana e klubeve blerëse (+0,7% në vitin 2017). Italia është vendi me përqindjen më të lartë, me numrin më të madh të ndërmjetësve nga klubet blerëse: 175 nga 388, 45,1%. Në vend të dytë, Anglia (e cila e kalon Italinë sa i përket numrit të transferimeve, 251 të tilla, por jo si përqindje), ndjekur nga Danimarka.

Sa u përket klubeve që kanë shitur lojtarë, numri i transferimeve me ndërmjetës është 355. Kroacia është në vend të parë (22% të transferimeve), ndjekur nga Italia dhe Serbia (të dyja 16,9%).

Në vitin 2018, klubet kanë shpenzuar në total, 548 milionë dollarë në komisione: 73% nga klubet blerëse dhe 27% nga klubet shitëse. Kjo shifër është rritur më shumë se 100% krahasuar me vitin 2013 dhe përfshin mbi të gjitha Anglinë, Italinë, Spanjën, Gjermaninë, Francën dhe Portugalinë.

Të gjitha bashkë përbëjnë 83% të shpenzimeve totale. Mjaft të mendosh që vetëm klubet e UEFA-s shpenzojnë 525.5 milionë dollarë nga 548 milionë totali (95.9%). Anglia është vendi që shpenzon më shumë (155.8 milionë) ndjekur nga Italia (132.6 milionë) dhe me mjaft distancë nga Gjermania (56 milionë).

Duke parë këtë tablo sa i përket ndërmjetësve, nuk mund të mos vëmë re përqindjen e lojtarëve, që gjatë transferimit, janë asistuar nga një menaxher: 14% nga 14,3% në 2013. Megjithatë, duke analizuar vetëm vlerën absolute, numri i transferimeve të një futbollisti që përfaqësohet nga një ndërmjetës është rritur në 2.304.

 

 

Lajme të tjera

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...

Champions League

Champions League do të nisë sezonin e ri me një formulë të re, teksa rrugëtimi do të startojë nga një grup i vetëm, me...

Kombëtare

Një humbje djeg gjithmonë edhe në miqësore, megjithatë ajo e Shqipërisë ndaj Suedisë mund të shihet me shumë nota pozitive. Të mposhtur me rezultatin...