Merkato

Transferimi i Sanchez, Mourinho sfidon Guardiolën

Transferimi i Alexis Sanchez te Manchester City ishte thuajse i kryer për shumën e 25 milionë eurove, por Jose Mourinho ka menduar t’ia bëjë malore rivalit të tij.

Manchester United është përfshirë rishtazi në negociata me Arsenalin dhe i ka ofruar 30 milionë euro për kartonin e sulmuesit nga Kili, duke bërë që të rihapet një tjetër ‘telenovelë’ interesante.

Kontrata e Alexis Sanchez me Arsenalin skadon në Qershor të këtij viti dhe sulmuesi nuk ka pranuar të rinovojë, duke i nxitur londinezët ta shesin patjetër këtë muaj, për të mos e humbur falas në verë.

Duket se përfshirja e Manchester Unitedit do të jetë një favor shumë i madh për Arsenalin, pasi do të rritë çmimin për sulmuesin, pasi destinacioni i tij duket se do të jetë pjesa tjetër e qytetit, ajo e skuadrës së Guardiolës.

To Top